Të dashur studentë!
Vazhdojnë aplikimet në programin Master Profesional RESTAURIM MONUMENTESH KULTURE për vitin akademik 2018-2019 që do të zhvillohet pranë FAU dhe IMK në qytetin e TIRANES.
APLIKONI SA MË PARË PËR TU REGJISTRUAR NË VENDET E MBETURA BOSH!
Aplikimi shtyhet deri në datën 27 Tetor.
Kandidatët duhet të kenë mbaruar studimet Bachelor dhe MSc. në degën e Arkitekturës, Urbanistikës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit brenda dhe jashtë vendit. Vende të vecanta janë për studentë nga Kosova, Maqedonia(FYR), Mali i Zi, Presheva, Medvegja e Bujanovci, si dhe të huaj (10 kuota).
Profesorë nga më të shquarit në këtë fushë do të jenë pjesë e mësimdhënies. Masteri zhvillohet në partneritet dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Institutin e Arkeologjisë si dhe me universitet partnere Universitá “La Sapienza”, TU Wien, Politecnico di Bari, Universitá di Campania.
Gjeni Bashkengjitur: