Të dashur studentë!
Ju ftojmë të merrni pjesë në PANAIRIN E PUNËS, të organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës, në datën 2 Qershor, ora 10:00, në oborrin e brendshëm të Korpusit Qëndror.

Panairi do të organizohet sipas programit të mëposhtëm:

Ora 09:00 – 09:30 – Rregjistrimi i kompanive pjesëmarrëse në panair
Ora 10:00 – 10:15 – Hapja e panairit. Fjala përshëndetëse e rektorit, Prof. Dr. Andrea Maliqari.
Ora 10:15 – 15:00 – Studentët dhe pjesëmarrësit vizitojnë stendat në panair.
Ora 11:00 – 14:15 – Në sallën “Silvano Pedrollo” në katin e II-të, në Rektorat, disa kompani do te kryejnë prezantime sipas orarene në tabele.
Ora 15:00 – Mbyllja e panairit.

Shënim: Studentët janë të lutur të marrin projekte të punuara nga vetë ata.