Juljan Veleshnja është arkitekt i diplomuar më 2007 pranë Universitetit të Studimeve të Firences, Fakulteti i Arkitekturës, Itali. Në vitin 2012 ka përfunduar studimet Master të Niveli të Dytë pranë Universitetit POLIS në Dizajn Urban dhe Peizazhi.

Gjatë periudhës 2009-2016 ka zhvilluar detyrat e lektorit me kohë të plotë pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Dizajnit, Universiteti POLIS. Gjatë këtij angazhimi akademik ka qenë përfshirë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe botime të ndryshme. Në periudhën 2009-2013, ka bashkëpunuar me studion e projektimit MetroPOLIS si arkitekt dhe koordinator, duke u përfshirë në projekte dhe konkurse të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitin 2016 ka fituar  gradën shkencore Doktor pranë departamentit DATA në Projektim Ambiental, në La Sapienza, Universiteti i Studimeve Romë, Itali. Fokusi i kërkimit ka qenë mbi teknikat e rinovimit energjitik në stokun e banesave kolektive në Shqipëri.

Prej vitit 2016 është i angazhuar si lektor me kohë të plotë pranë Departamentit të Urbanistikës, të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës.

Në Gusht 2020 është zgjedhurr si Drejtues i Departamentit të Urbanistikës.

Kontakt: juljan.veleshnja@fau.edu.al