Do të përzgjedhjen 4 studentë nga UPT për të marrë pjesë në shkollën verore në Berlin.
Kohëzgjatja e shkollës verore: 22 – 26 Gusht 2022.
Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin Politeknik të Tiranës, të kenë kryer një vit akademik (duke filluar nga viti i dytë Bachelor, ose Master).
Numri total i studentëve që do të nominohen nga UPT: 4 (prej të cilëve, 2 do të përzgjidhen nga DAAD).
Studentët marrin një grant udhëtimi prej 525,00 € dhe një grant akomodimi prej 273,00 €.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– CV
– Kopje e Pasaportës
– Vërtetim studenti
– Listë notash e studimeve deri në momentin e aplikimit;
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze)
– Çertifikatë e gjuhës angleze (Niveli minimal i kërkuar është B2)
Afati i fundit i aplikimit, prane Drejtorise se Komunikimit dhe Koordinimit ne UPT, është 20 qershor 2022
Bashkelidhur programi i shkolles verore: