Gjatë zhvillimit të testit kandidati duhet të respektojë rigorozisht këto rregulla:

Në sallën e testimit, kandidati qëndron ne vendin që i caktohet. Ky vend është i pandryshueshëm gjatë gjithë testimit.

Mbi tavolinë kandidati vendos dokumentin e identitetit (kartë identiteti ose pasaportë për jashtë shtetit). Në rast konstatimi të një personi të futur për një tjetër me dokumente identifikuese të testit, kandidati humbet përgjithmonë të drejtën për pranimi në një nga degët që ofron FAU, Universiteti Politeknik i Tiranës.

Testimi është individual. Nuk lejohet asnjë komunikim mes njeri–tjetrit. Pas dhënies së testit nuk lejohet asnjë sqarim lidhur me përmbajtjen ose me zgjidhjen e tij. Gjithçka të nevojshme kandidati do ta gjejë në test nëpërmjet formimit të pyetjeve të tij.

Përmbajtja e testit nuk duhet të kopjohet, fotografohet ose riprodhohet.

Ndalohet kategorikisht të bëhen shënime ose shenja të çfarëdo natyre në fletën e përgjigjeve të testit (çelesin e pergjigjeve) ose mbi barkodin e sekretimit. Kur shënimi vlerësohet si shenjë dalluese, Komisioni i Vlerësimit e s’kualifikon testin.

Nuk lejohet kategorikisht përdorimi i telefonave celularë, mjeteve audio-vizuale, aparateve fotografike etj.

Largimi nga testimi lejohet vetëm, pasi të jenë kryer proçeduat e verifikimit të kandidatit dhe sekretimi i dokumentacionit të tij.

Kandidati që përfundon testimin detyrimisht duhet të dorëzojë testin me sekretimin bashkëngjitur dhe të nënshkruajë në një listë përkatëse.

Shkelja e rregullave të mësipërme, çon në s’kualifikimin e kandidatit.