
https://forms.gle/HayrgPB9cuS8Lhks9
Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) do të organizojë një maratonë
idesh mbi rijetësimin e një prej hapësirave të COD-it, me pjesëmarrjen e studentëve
të degëve të arkitekturës.
Aktiviteti do të shtrihet në harkun
kohor të tre ditëve ku pasi studentët do të njihen me ambientet e COD-it ku dhe do t’u prezantohet koncepti i krijimit të
qendrës, do të grupohen sipas një shorti rastësor, duke u ndarë në grupe me nga dy persona.
Sfida do të jetë rikrijimi i njërës prej hapësirave të COD-it, e cila duhet të promovojë ndërveprimin social, kreativitetin, ndjesinë e hapjes dhe transparencës, dhe karakterin unik/të veçantë.
Studentët do të punojnë në ambjentet e Bibliotekës së Kryeministrisë përgjatë orarit 09:30 – 17:30.
Prezantimi i projekteve do të zhvillohet më datë 21 nëntor 2022, ku një juri e specializuar do të votojë projektin më të mirë. Fituesit do të shpërblehen me një dhuratë.
Informacione plotësuese mbi eventin, çfarë duhet të keni me vete para se të bëheni pjesë:
- Energji dhe dëshirë për të bashkëpunuar me të rinj, kolegë të panjohur
- Një laptop personal
- Veshje formale