Në Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, po zhvillohet projekti kërkimor i përbashkët HCU/FAU, në formën e një workshopi, lidhur me programin e fondeve, të DAAD (Shërbimi i shkëmbimit të akademikëve gjermanë), University dialogue with the Western Balkans.
Në këtë kuadër është hartuar projekti: “Resource Efficient Panning in Tirana, Albania: New northern boulevard and river development”, nga Universiteti HafenCity University Hamburg, me drejtues projekti: Prof. Dr. Ing. Wolfgang Dickhaut, në partneritet me Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, me drejtues projekti: Prof. Dr. Florian Nepravishta.
Workshopi u zhvillua në mënyrë intensive 06 – 12.11.2022, në HCU Hamburg, dhe 14 – 18.11.2022 në FAU Tiranë. Shkëmbimi në të dy vendet u krye nëpërmjet vizitave në territor, dhe me ndërhyrje e prezantime nga staf akademik si dhe qeveri lokale dhe NGO të ndryshme. Projekti do të zhvillohet përgjatë këtij semestri nga studentët e të dy institucioneve me synimin finalizimin e një botimi të përbashkët.
Shkëmbimi i këtyre dy javëve u përmbyll me prezantimin e disa gjetjeve dhe ngacmimeve nga të dy zonat e ndërhyrjeve, në Oberbillwerder Hamburg, dhe zgjatimin verior të bulevardit në Tiranë.