Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Hosei University, hapet thirrja për bursa për studiues nga Universiteti Politeknik i Tiranës.

Hosei University ka krijuar Fondin Ndërkombëtar Hosei (Hosei International Fund – HIF), për të çuar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar në kërkim shkencor. Si një sipërmarrje e mbuluar nga ky fond, studiuesit mund të aplikojnë për programin e bursave të HIF, i njohur gjithashtu si Programi i Bursave për Studiuesit e Huaj.

Qëllimi:

Bursat ofrohen për studiuesit e rinj që janë të paktën të regjistruar në një program doktorature, që të kryejnë një program kërkimor që nuk përfundon me diplomë në Universitetin e Hoseit, nën drejtimin dhe bashkëpunimin me punonjësit kërkimorë dhe profesorët në Universitetin e Hoseit.

Mund të aplikojnë:

– Individë me shtetësi jo japoneze.

– Të jenë të regjistruar në një program doktorature ose të kenë kryer një doktoraturë, të njohur nga Universiteti, jo më shumë se 8 vjet më parë nga data 1 prill 2024.

– Të kenë rrjedhshmëri të mjaftueshme të japonishtes, ose anglishtes.

– Të mos kenë qenë më parë përfitues të kësaj burse.

– Të mos jenë aktualisht të regjistruar në Universitetin e Hoseit.

Granti i Bursës: Një anëtar i HIF mund të marrë 300,000 ¥ çdo muaj, subvencionim udhëtimi për vajtje-ardhje, ndihmë për hulumtim nga këshilltari hulumtues, mjedis pune dhe një ID të rrjetit të Universitetit Hosei.

Periudha e aplikimit: Prill – maj 2023 (Deadline – 1 qershor 2023)

Informacionin e plotë mbi HIF, kërkesat që duhet të plotësojë aplikanti, udhëzimet dhe procesin e aplikimit e gjeni te linku: https://www.global.hosei.ac.jp/en/researchers/hif/