Ekspozita fotografike:
TRASHËGIMIA INDUSTRIALE, NJË BURIM I ‘BRISHTË
04 Maj 2023 | ora 18:00
Korpusi qendror i Universitetit Politeknik të Tiranës,
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Sheshi Nënë Tereza,
Holli i hyrjes FTI / FAU
TRASHËGIMIA INDUSTRIALE MIDIS ITALISË DHE SHQIPËRISË
Trashëgimia industriale e braktisur, si dhe çdo artefakt njerëzor, dëshmojnë për kulturën tonë materiale. Për mirë apo për keq, këto vende prodhimi, si dhe elementët funksionalë të lidhur me to (infrastrukturat, vendbanimet me banesat dhe/ose shërbime) vazhdojnë të jenë elementë karakterizues të shumë peizazheve urbanë dhe njihen si simbole të identitetit lokal “si nga ata që lexojnë këto gjetje si gjurmë përparimi, fuqie, aftësie sipërmarrëse në botën e vështirë të revolucionit dhe zhvillimit industrial, dhe nga ata që i lexojnë ato si gjurmë vuajtjeje, të vështirësive të përjetuara nga brezat që i paraprinë dhe përmirësuan gjendjen e tanishme” [Di Battista 2013, 1992]. Këto zona industriale mund të perceptohen si “peizazhesh fosile” që dokumentojnë një histori të ndërprerë, të cilat nuk ka asgjë më shumë për të thënë, janë për t’u fshirë, apo peizazhe për t’u përmirësuar [Preite 2013]. Gjithsesi, ato janë vende që kanë një histori për të treguar, pikënisje për transformime të reja dhe të mëtejshme, prandaj është e dukshme se ruajtja e kësaj trashëgimie nevojit njohjen e historisë së saj.
Projekti i kësaj ekspozite lindi në kuadrin e një bashkëpunimi dypalësh mes CNR (Këshilli Kombëtar Italian i Kërkimit) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit). Në veçanti ndërmjet Institutit të Shkencave të Trashëgimisë Kulturore (CNR ISPC) dhe Universitetit Politeknik të Tiranës – Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, me temën “Trashëgimia industriale: një burim ‘i brishtë’ që duhet të përmirësohet – nga njohuria te ripërdorimi i përshtatshëm dhe i qëndrueshëm”.
Ekspozita synon të tregojë shembuj të zonave industriale të ndërtuara në gjysmën e parë të viteve ‘900, një moment historik në të cilin marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë u konsoliduan dhe patën një shtysë të re duke filluar nga viti 1990. Në fakt, daton në vitin 1924 nënshkrimi në Romë i një “traktati të tregtisë dhe lundrimit” dhe një “marrëveshje themelimi”, dhe nis prej vitit 19925 një zhvillim vendimtar i marrëdhënieve ekonomike midis dy shteteve, e rregulluar nga dy marrëveshje, e para e cila i jepte “Ferrovie dello Stato Italiane – Hekurudhat e Shtetit Italian” një sipërfaqe prej 47,213 hektarësh për kërkimin dhe nxjerrjen e naftës, e dyta në të cilën ” Gruppo Finanziario Italiano – Grupi Financiar Italian” mori përsipër krijimin e “Bankës Kombëtare të Shqipërisë” dhe “Shoqërisë për Zhvillimin Ekonomik të Shqipëria” (Svea). Me këto, Italia shfaqi synimin e saj për të sjellë në Shqipëri kontributin e përvojës, nismës dhe kapitalit të saj për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e progresit ekonomik, nëpërmjet krijimit të bazave thelbësore për vlerësimin e burimeve të saj të pazbuluara.
Kërkues shkencor të CNR:
Dr. Fabio FRATINI
Prof. Manuela MATTONE
Dr. Silvia RESCIC
Dr. Loredana LUVIDI
Kërkues shkencor të FAU, UPT:
Prof. Armand VOKSHI
Dr. Juljan VELESHNJA
Dr. Egla LUCA
Falënderime për bashkëpunim:
Fernando PAGLIONE
Faliero VITTORINI
Giulia FORMATO
Corrado SCUDELLARO
Eljan TANINI