Momente nga inagurimi i ekspozitës: “Vizione të aktivizimit të potencialeve të lumit Vjosa”, e vendosur në Hollin e FAU / FTI , pranë UPT, Sheshi “Nënë Tereza”.

Kjo ekspozitë vjen si rezultat i punës studimore të bërë nga një grup profesorësh dhe studentësh nga Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës së Universitetit Politeknik të Tiranës dhe nga Departamenti i Arkitekturës në Pescara, të Universitetit “G. d’Annunzio” të Chieti-Pescara, Itali, në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, AKPT në Shqipëri.

Ekspozita është ende e vizitueshme në ditët në vijim.