Konkurs projektimi për kullat e vrojtimit
Agjencia Kombëtare e Bregdetit me qëllim promovimin e shëndetit dhe sigurisë publike, si dhe identitetit dhe kulturës së zonave bregdetare, shpall konkursin universitar për projektimin e kullave vrojtuese përgjatë bregdetit shqiptar.
Ky konkurs synon përfshirjen e departamenteve të projektimit dhe arkitektuës në të gjitha universitetet kombëtare me qëllim angazhimin dhe zhvillimin e talenteve studentore gjatë ndërtimit të strukturave bregdetare përgjatë gjithë territorit shqiptar. Natyra e propozimeve do të prekë dhe hulumtojë mbi gjithë fazat e proçesit të projektimit duke ofruar një projekt propozim të plotë dhe të gatshëm për zbatim.
Shkarkoni programin: