Ky konkurs me titull “Ndërto të Ardhmen” është i propozuar nga FAU, FA, FShZ dhe Expocity Albania dhe ka disa qëllime:

  • Së pari, synohet të përzgjedhet diploma më e mirë pavarësisht madhësisë, fushës, funksioinit, etj.
  • Së dyti, konkursi synon evidentimin e një vepre kreative, të transformuar nëpërmjet një koncepti të qëndrueshëm përmes të menduarit në mënyrë kritike.
  • Pjesëmarrësve do t’u mundësohet ekspozimi i paneleve 180×80 në një ekspozitë tërheqëse dhe kreative në ambientet e Expocity, me të cilat do të paraqitet cilësia e punimeve të përzgjedhura nga juria.
  • Ekspozita dhe konkursi ka për qëllim promovimin e talenteve të reja të sapodala nga auditorët universitare.

PJESËRMARRËSIT NË KONKURS

Nisma është e hapur për të gjithë studentët e diplomuar në Arkitekture dhe Urbanistike.

Ata do të konkurrojnë vetëm si individë.

Pjesëmarrësit janë të lirë të faqosin posterin e tyre sipas dëshirës, i cili do të dorëzohet më datë 19 Tetor 2023.


Ekspozita do të jetë e ekspozuar në Expocity Albania prej datës 25 – 27 Tetor dhe cmimet do të shpërndahen më datë 27 Tetor 2023.

ÇMIMET E KONKURSIT

Çmimet që do të fitohen do të jenë të llojeve të ndryshme. Çmimet në para do t’u jepen fituesve në mënyrat e mëposhtme:

600 € për klasifikimin e parë;

3 x 400 € në klasifikimin e 2-të;

3 x 200 € për vendin e 3-të.

Përveç kësaj, “20 ZGJEDHJET MË TË MIRA” do të zgjidhen dhe do të kenë shikueshmëri në faqen www.fau.edu.al dhe në site të tjera të arkitekturës.

Të gjithë fituesit dhe ata të “20 ZGJEDHJET MË TË MIRA”, do të marrin një çertifikatë nderi pjesëmarrjeje.

Juria e ngritur enkas për këtë konkurs, nga të tre dekanatet e 3 fakulteteve në Tirane, Prishtinë e Tetovë, është e përberë nga:

1 – Petrit Hazbiu (Shqipëri)
2- Ermal Bleta (Shqipëri)
3- Fatlinda Struga (Murthi) (Shqipëri)
4- Masar Dushi (Kosovë)
5- Mentor Haziri (Kosovë)
6- Valdete Pacolli (Kosovë)
7- Bekir Ademi (Maqedonia e Veriut)
8- Durim Fetahu (Maqedonia e Veriut)
9- Rexhep Asani (Maqedonia e Veriut)

Rezultatet do të shpallen më 27 Tetor 2023 në Expocity Albania

Propozimi krijues duhet të paraqitet me një fletë të vetme 180×80 (e vendosur ekskluzivisht në vertikal), në të cilën përfshin të gjitha të dhënat e autorit.
Projekti duhet të jetë i shkruar në SHQIP dhe jo më shumë se 250 fjalë brenda fletës 180×80 cm.
Kompozimi është i lirë.
Propozimi mund të bëhet me teknikën e zgjedhur nga kandidatët (diagramë, skica, modele dhe vizualizime 3D, vizatime CAD, etj.).
Për detaje të mëtejshme mbi metodat e prezantimit tek Expocity të projektit do të tregohen në njoftimet e mëvonshme.

SI TË MARRËSH PJESË?

Aplikimi për pjesëmarrje në konkursin krijues “Ndërto të Ardhmen” duhet të dërgohet në adresën

https://forms.gle/4FrCLnZZwSKiRiox6

dhe të përfshijë edhe të dhënat e identifikimit të kandidatëve në rreshtin e temës.

Aplikimet dhe materialet e projektit duhet të dërgohen deri më 19 Tetor 2023, ora 18:00 online.

Specifikimet e mëtejshme për ekspozitën dhe shpalljen e fituesve do ju jepen në kohën e duhur.

Studentët marrin pjesë pa pagesë në konkurs.

DATA TË RËNDËSISHME

Afati i dorëzimit: deri më 19 Tetor 2023, ora 18:00 online
Afati i ekspozitës tek EXPOCITY : 25 – 27 Tetor 2023
Rezultati: 27 Tetor 2023