FAU dhe Instituti Italian i Kulturës ju ftojnë në ekspozitën: BUONE NUOVE Women Changing Architecture, datë 18.10.2023, ora 18:00, Piramida e Tiranës, kubi U9, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Tiranë,
Buone Nuove Women Changing Architecture, synon t’i ofrojë publikut ndërkombëtar një këndvështrim të ri dhe më gjithëpërfshirës mbi arkitekturën. Në veçanti, projekti synon të dokumentojë dhe në një farë mënyre të shpërblejë ndihmesën e dhënë nga projektuese, çifte, skuadra apo kolektiva femrash, për arritjet dhe cilësinë e arkitekturës moderne dhe bashkëkohore në Itali.
Kjo ekspozitë mori jetë nga ekspozita e prezantuar në Muzeun MAXXI në Ronë, me titull “Buone Nuove Donne in architettura” dhe e ndan rrëfimin e saj në kapituj.
E realizuar në Tiranë falë bashkëpunimit të: Istituto Italiano di Cultura a Tirana ,Bashkisë Tiranë, Komunës së Prishtinës, Piramidës së Tiranës, Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës/Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës Universiteti ‘Hasan Prishtina’, Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë dhe Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës.
Me këtë rast do të ekspozohen edhe projektet e 4 arkitekteve shqiptare, Shpresa Leka dhe Valentina Pistoli nga Shqipëria dhe nga Kosova: Suade Doko Mekuli dhe Shqipe Nixha.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun nga data 19 Tetor 2023 deri më 20 Nëntor 2023, nga ora 10:00 deri në 18:00.