FTESË
Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri, ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë të ftojë studentë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës të marrin pjesë në takimin e dytë të ciklit të takimeve ”Kryearkitektët”, me temë:
“Godinat industriale”, vlerat dhe potencialet, më 30 nëntor, në orën 17:30, në Sallën e “Biblotekës së Kryeministrisë”, COD.
“Kryearkitektët” është një projekt i ndërmarrë nga Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në bashkëpunim me Shoqatën e Arkitektëve të Shqipërisë (SHASH). Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e një cikli takimesh të përmuajshme me fokus Arkitekturën dhe kontributet e panjohura për brezat e rinj apo për vetë publikun e gjerë.
Takimi i dytë i këtij cikli takimesh do të ketë në fokus ”Godinat Industriale”, një evidentim historik i përmbajtjes së vlerave arkitektonike në të gjithë Shqipërinë, ku një panel të ftuarish profesionist do të zhvillojnë një prezantim mes arkitektëve dhe studentëve mbi vlerat dhe potencialet që këto godina përmbajnë.