Projekti Master Erasmus Mundus – Bioref është një program master 2-vjeçar, që jepet bashkërisht nga Université de Lille – Francë, Cracow University of Technology (AGH) – Poloni, University of Bari Aldo Moro – Itali dhe University of Technology of Troyes (UTT) – Francë.

Projekti Bioref akordon bursa të plota për studentë nga Shqipëria. Bursa mbulon shpenzimet e udhëtimit, kostot e akomodimit dhe një pagë mujore të jetesës për kohëzgjatjen e programit master.

Studentët e interesuar mund të ndjekin një diplomë masteri, tërësisht në anglisht, në katër universitete të vendeve të BE – së.

Për informacion të plotë mbi projektin Bioref, dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore e gjeni te link- et më poshtë.

Bioref European Master – https://master-bioref.eu/

Facebook: https://www.facebook.com/biorefmaster

LinkedIn: https://fr.linkedin.com/company/biorefmaster

Online information session November 29, 2023: https://framaforms.org/bioref-european-master-online-information-session-1669906724