Mbrojtje e punimit të dizertacionit për gradën shkencore Doktor:
Vështrim kritik mbi Arkitekturën e Fasadave tek ne dhe mundesitë e aplikimit të Teknologjive moderne sot
Kandidati: MSc. Endrit TUZI
Udhëheqës shkencor: Prof. Agron LUFI
Është parë me vëmendje të madhe parimi i konsumit dhe kursimit të energjisë, kryesisht, përmes opsioneve të formave natyrore të shrytëzimit të saj. Ka një eksperiencë tek ne, në hapat e veta fillestare, të realizimit të fasadave me teknologji të avancuar në objektet shumëkatëshe. Këtu, kryesisht fasadat e ventiluara, ku si çelës është përfitimi nga efekti “oxhak” i këtyre tip fasadash. Janë marrë referenca pozitive botërore, si për fasadat e ventiluara, ashtu dhe për fasadat “double-skin”, duke vlerësuar avantazhet, por dhe disavantazhet e tyre. Në vazhdimësinë e punës në tezë, janë prezantuar përparësitë e përdorimit të fasadave me teknologji të avancuar, kushtet klimatike të vendit tonë, të dhënat e domosdoshme ekzistuese tabelare, eksperiencat në objekte të veçanta tek ne, por dhe tentativa konkrete të aplikimit të tyre në vendin tonë.