Filloi përzgjedhja e studentëve të rinj në FAU. Këtë vit akademik kemi rreth 3750 aplikime nga maturantët për tre programet e studimit të ofruara për ta. Në raport me vitin e kaluar, programet e studimit në arkitekturë dhe urbanistikë kanë pasur një rritje të kërkesës me 105 aplikime, ndërsa dega e re Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn ka pasur mbi 900 aplikime.

Në vitin akademik 2017-18, në FAU do të pranohen 125 studentë në degën Arkitekturë, 70 në degën Urbanistikë dhe 35 në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn. 

Për procedurat e pranimit dhe transferimit të studimeve në vitin akademik 2017 – 2018 referojuni udhëzimeve të mëposhtme:

Aplikimet dhe Regjistrimi: Udhëzimi 15 i MAS, Dt. 19.05.2017 (pdf)

Programet e dyta të studimit dhe Transferimet: Udhëzimi 18 i MAS, Dt. 16.08.2017 (pdf)

Kriteret e pranimit: Vendimi 1 i Senatit të UPT, Dt. 27.01.2017 (pdf)

Kuotat e pranimit në FAU: 

Cikli i parë:

  • Arkitekturë Interieri dhe Dizajn – Total 35 Kuota / Të rregullt 30 / P. i Dytë 1 / Troje 4

Programe studimi të integruara të ciklit të dytë:

  • Arkitekturë Profili Arkitekt – Total 125 Kuota / Të rregullt 105 / Transferime 3 / P. i Dytë 5 / Troje 8 / Të huaj 1 / Kategori të tjera 3
  • Arkitekturë Profili Urbanist – Total 70 Kuota / Të rregullt 55 / Transferime 3 / P. i Dytë 3 / Troje 6 / Kategori të tjera 3

Cikli i dytë:

  • Master Profesional në Restaurim Monumente Kulture – Total 50 Kuota / Të rregullt 10 / P. i Dytë 30 / Troje 8 / Të huaj 2

Cikli i tretë:

  • Studime doktorate (arkitekturë, urbanistikë, restaurim) – Total 12 Kuota / Të rregullt 10 / Troje 2

Gjithsej për vitin akademik 2017-2018

  • 210 studentë të rregullt
  • 6 transferime
  • 39 studentë në programe të dyta studimi
  • 28 studentë nga trojet shqiptare jashtë kufirit (Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë)
  • 3 shtetas të huaj
  • 6 studentë që i përkasin kategorive të veçanta (aftësi të kufizuara, jetimë, romë dhe egjiptianë)