When:
18 May 2018 @ 11:00 – 23 May 2018 @ 16:00
2018-05-18T11:00:00+02:00
2018-05-23T16:00:00+02:00
Where:
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Rruga Muhamet Gjollesha 54
Tiranë
Shqipëria
Cost:
Free
Contact:
Gjergji Islami

MORPHOSIS

një ekspozitë mbi transformimin e arkitekturës socialiste në Shqipëri.

Një ekspozitë e Departamentit të Arkitekturës, kuruar nga Gjergji Islami

Fotot nga studentët Ark. 4.a 17-18: Ada Petrela, Ardit Dragjoshi, Amanda Zhamo, Anest Hysa, Daniela Çereku, Darling Dardha, Edith Halili, Erida Bendo, Flonja Kereci, Gentian Ballazhi, Ilda Lamçja, Inva Shuli, Joana Gogo, Kejsi Sejati, Kristiana Aliaj, Luina Blloshmi, Matilda Cuni, Sara Gjoka, Sisilja Nukaj, Xheni Thomallari, Xhulia Kendezi

Pjesë e projektit kërkimor SHTESA, zhvilluar nga Manfredo di Robilant (Universiteti Politeknik i Torinos), Denada Veizaj (UPT), Gjergji Islami (UPT)

Orari i ekspozimit: 8.00-16.00

Morphosis (mɔːˈfəʊsɪs) noun pl. mor•pho•sis

Morfozë: Mënyra në të cilën një organizëm ose pjesë të tij ndryshojnë formë apo pësojnë transformim.

Ekspozita ka për qëllim të fokusohet tek evolucioni i ndërtesave pas projektimit të tyre. Sjellja e përdoruesit kundrejt ndërtesës tenton ta përshtasë arkitekturën me nevojat e tij specifike: një proces që mund të sjellë ndonjëherë edhe transformime të paparashikueshme të lidhura fort me kontekstin social kulturor dhe politik.

Eksperienca e Tiranës vjen e ekspozuar përmes fenomenit të shtesës, një dukuri jo vetëm estetike, por një transformim thelbësor i arkitekturës socialiste. Përmes këtij fenomeni përshkruhet mënyra sesi arkitektët dhe jo-arkitektët veprojnë dhe reagojnë me njëri tjetrin.

Në thelb procesi shihet si nevoja esenciale, për të krijuar, përdorur dhe përshtatur arkitekturën me nevojat bazë të njeriut.

Katalogu i ekspozitës (PDF): Katalogu Morphosis

Publikime të lidhura me temën: Shtesa, Tirana (2018, CCA)

matildacuni9

 

32858343_953878338112419_6107798473959014400_n

32802570_953878284779091_3922052697485737984_n

32849466_953878361445750_7107567376140337152_n

32804393_953878414779078_5854444877223297024_n

 

32792427_953878498112403_7380589457780506624_n