Te dashur maturante!

Ju qe do te zgjidhni te studioni ne një nga kater degët qe ofron Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikes (FAU), Universiteti Politeknik i Tiranes(UPT) ju njoftojmë se në datën 30 Korrik, 2018 nisin aplikimet për te vazhduar studimet Universitare! Kandidatët për student mund të aplikojnë deri më 04 Gusht.
Ju urojme Sukses!

Ju bëjmë të ditur se për këtë vit akademik në këtë institucion publik te arsimit te larte, me i vjetri ne vend dhe me një histori suksesi ne përgatitjen e brezave te rinj ne fushën e Arkitekturës dhe te Urbanistikes. do të ketë në total 280 kuota të lira në të gjitha programet dhe ciklet e studimit.

Kjo përfshin:
i. PR.INTEGRUAR STUDIMI, MASTER I SHKENCAVE NË ARKITEKTURË-PROFILI ARKITEKT (125 Kuota)
ii. PR.INTEGRUAR STUDIMI, MASTER I SHKENCAVE NË ARKITEKTURË-PROFILI URBANIST (70 Kuota)
iii. BACHELOR NË ARKITEKTURË INTERIERI DHE DIZAJN (35 Kuota)
Kliko U_PLITEKNIK I TIRANES tek faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sporteve si zgjedhje e parë …dhe pastaj përzgjidh 1 ose më shumë nga 3 programet e mësipërme që ofrohen në FAU.
FAU ju bën thirrje studentëve për të qenë të kujdesshëm, që përpara se të bëjnë zgjedhjen e tyre të konsultohen me mundësitë dhe kriteret që ofron Universiteti Politeknik i Tiranes në faqen zyrtare:

https://www.upt.al/pranime-ne-upt

dhe

http://upt.al…/ng…/UPT%20Deklarimi%20Kuotat%202018-2019.pdf

KRITERET E PRANIMIT NË UPT PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019

Kriteret e pranimit janë:
• Kandidatët duhet të kenë mesataren e shkollës së mesme mbi 6 (gjashtë).
• Përzgjedhja e kandidatëve, do të bëhetduke ju referuar në masën 70% notës mesatare të shkollës së mesme, sipas kriterit të notës mesatare të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave për vitin akademik 2018-2019, sipas Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 dhe në masën 30% mesatareve aritmetike të tre lëndëve Matematike, Fizike dhe Kimi.Rezultati i vlerësimit të mësipërm do të ponderohet me koeficientin e shkollës së mesme, të përcaktuar për çdo program studimi, sipas specifikave të tyre dhe të publikuar nga UPT:
[0.7*Mes(VKM) + 0.3(0.5*Mes(Matematike)+ 0.4*Mes(Fizike) + 0.1*Mes (Kimi))] * Kkoef.Shkollës*1000
Ku:
Mes VKM, nota mesatare e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për vitin akademik 2018-2019, sipas Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015
Mes Matematike, nota mesatare e thjeshtë e matematikës në të gjitha vitet e shkollës së mesme, në kurrikulën bërthamë dhe në kurrikulën e thelluar, përfshire rezultatin në Maturën Shtetërore në provimet e detyruara dhe në provimet me zgjedhje;
Mes Fizike, nota mesatare e thjeshtë e fizikës dhe e lëndës “Shkencë”, në të gjitha vitet e shkollës së mesme, në kurrikulën bërthamë dhe në kurrikulën e thelluar, përfshire rezultatin në Maturën Shtetërore të provimit me zgjedhje;
Mes Kimi, nota mesatare e thjeshtë e kimisë dhe e lëndës “Shkencë”, në të gjitha vitet e shkollës së mesme përfshire rezultatin në Maturën Shtetërore të provimit me zgjedhje;
Kkoef. Shkollës, koeficienti i shkollës së mesme, për vitin akademik 2018-2019, sipas tabelave së koeficienteve, bashkëlidhur.

STUDIME MASTER
Për studentet qe kane mbaruar studimet BSc. dhe MSc. ne degën e Arkitekturës, Urbanistikes dhe Inxhinierisë se Ndërtimit, FAU ofron studime ne:
iv. MASTER PROFESIONAL RESTAURIM MONUMENTESH KULTURE (50 Kuota)

HAPAT QE DUHET TE NDIQNI PËR TE APLIKUAR NJE NGA DEGËT QE OFRON FAU

Raundi i parë:
30 Korrik – 4 Gusht, 2018
Aplikimi i maturantëve në portalin U-ALBANIA
28 Gusht, 2018
Afishimi dhe publikimi i listave për kandidatët fitues
30 Gusht – 12 Shtator, 2018
Regjistrimi i kandidatëve fitues, pranë Sekretarisë Mësimore FAU
13 Shtator, 2018
C`regjistrim nga programi i studimit

Portali U-ALBANIA, konsiston në një shërbim të unifikuar duke filluar nga procesi i aplikimit deri në fund të regjistrimit nga data 30 – 4 gusht.
Për më shumë informacion per KRITERET E PRANIMIT NË UPT PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019 kliko këtu: https: //www.upt.al/pranime-ne-upt

DEKANATI

Tirana,_palazzo_dell'università_04