Te dashur kandidat!

Vazhdon procedura e aplikimit dhe te regjistrimet per kandidatet nga Republika e Kosovës, kandidatet me origjine shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci. kandidateve me statusin e personit me aftësi te kufizuar, statusin e jetimit, si dhe te kandidateve te komunitetit rom dhe egjiptian, ne programet qe ofron FAU sipas

Udhezimit Nr. 26, date 30.07.2018.

Ju bëjmë të ditur se për këtë vit akademik në këtë institucion publik te arsimit te larte, me i vjetri ne vend dhe me një histori suksesi ne përgatitjen e brezave te rinj ne fushën e Arkitekturës dhe te Urbanistikes. do të ketë në total 25 kuota të lira në të gjitha programet dhe ciklet e studimit.

Kjo përfshin:
i. PROGRAM I INTEGRUAR STUDIMI, MASTER I SHKENCAVE NË ARKITEKTURË-PROFILI ARKITEKT (6 Kuota)
ii. PROGRAM I INTEGRUAR STUDIMI, MASTER I SHKENCAVE NË ARKITEKTURË-PROFILI URBANIST (8 Kuota)
iii. BACHELOR NË ARKITEKTURË INTERIERI DHE DIZAJN (4 Kuota)

STUDIME MASTER
Për studentet qe kane mbaruar studimet BSc. dhe MSc. ne degën e Arkitekturës, Urbanistikes dhe Inxhinierisë se Ndërtimit, FAU ofron studime ne:
iv. MASTER PROFESIONAL RESTAURIM MONUMENTESH KULTURE (7 Kuota)

Aplikimet per programet e studimit ne FAU dërgohen me poste pranë sekretarisë mësimore ose depozitohen ne zyrën e protokollit te Fakultetit.

Adresa:

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës

Rruga “Muhamet Gjollesha”, 54, Tiranë

FAU