Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes bilaterale KA1, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe stafin akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës në University of Oradea, Rumani.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve të doktoratës
- Shkëmbimin e stafit akademik për trajnim dhe mësimdhënie
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Doktorantë (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Doktorate në FAU, Universitetin Politeknik të Tiranës).
Kohëzgjatja e bursave:
- 2 Mobilitete të studentëve të Doktoratës – 4 muaj (750 Euro / muaj + 275 Euro për udhëtime)
- 1 Mobilitet për trajnimin e stafit – 15 ditë (13 ditë për mobilitet + 2 ditë për udhëtime)
- 2 Mobilitete mësimdhënie stafi – 16 ditë (14 ditë për mobilitet + 2 ditë për udhëtime)
Fushat e studimit:
Arkitekture/Urbanistike
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e Doktoratës:
- Formulari i aplikimit CV+Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
- Foto personale;
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti (në gjuhën angleze i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Diplomë Master;
- Listë notash të masterit (të përkthyera në gjuhën angleze);
- Letër Motivimi;
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Italisht/Anglisht);
- Letra konfirmuese nga profesori pritës i Universitetit
- Plani i aktivitetit shkencor të doktorantit dhe periudha e mobilitetit në Universitetin pritës, miratuar nga udhëheqësi shkencor në UPT, dhe përgjegjësi i njësisë bazë, përgjegjës për programin e studimit;
Afati i aplikimit për studentët e doktoratës: deri në Datën 15.10.2018
Dokumentet e nevojshme për aplikim për mësimdhënie për stafin akademik:
- Formulari i aplikimit
- CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Një letër motivimi(në gjuhën angleze)
- Diploma e nivelit të fundit të studimeve.
- Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
- Vërtetim pune;
- Aprovim nga Përgjegjësi i njësisë bazë ku aplikanti bën pjesë, në lidhje me planin e mobilitetit dhe periudhën, të parashikuara për tu kryer në Universitetin pritës*;
- Letra e konfirmimit nga Universiteti pritës;
- Dokumenti i Mobility Agreement (“Staff Mobility for Teaching” or Staff Mobility for Training”) për stafin akademik në Universitetin pritës;
Afati i aplikimit deri në Datën 15.10.2018
Për të shkarkuar formatin e “Mobility Agreement”klikoni si më poshtë:
http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf
http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Training_Mobility_Plan.pdf