Studentet e viteve të katërta e të pesta të programit të studimit Master Shkencor në Arkitekturë-Profili Arkitekt, janë të ftuar të aplikojnë për të qenë pjesëmarrës në projektin e kërkimit PIER (Les Projets Industriels d’Entrepreneuriat et de Recherche 2019), i cili zhvillohet si bashkëpunim mes UPT (FAU) dhe ESTP-Paris (Ecole Speciale des Travaux Publiques, Paris).

Projekti zhvillohet jashtë kurrikulës mësimore dhe ka karakter ndër-disiplinor, duke tentuar të nxisë bashkëpunimin mes fushave te dizajnit dhe aplikimeve novatore teknologjike e inxhinierike. Ai parashikon ngritjen e një grupi te përberë me studentë të FAU-t dhe të ESTP-së te cilët do të angazhohen gjatë periudhës Mars-Maj në temat e sistemeve alternative të transportit e aplikimit të teknologjive inovative në site delikate. Nga FAU janë parashikuar 4 studentë pjesëmarrës.  

Gjetjet e projektit të përbashkët do të prezantohen prej studentëve në Ditën e Inovacionit në ESTP-Paris gjatë muajit maj 2019

 

Aplikantët duhet të dorëzojnë pranë sekretarisë së Departamentit të Arkitekturës:

 

·         Letër motivimi

·         Dokument mbi njohjen e gjuhës frënge

·         Liste notash 

 

Afati i dorëzimit të dokumenteve është data 04.02.2019

 

Departamenti i Arkitekturës

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikes

Universiteti Politeknik i Tiranës