Të dashur maturantë!
Vazhdojnë regjistrimet për ju që do të zgjidhni të studioni në një nga tre degët që ofron Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikes (FAU), Universiteti Politeknik i Tiranes (UPT) ju njoftojmë se në datën 12 Gusht, 2019 kanë nisin regjistrimet për Testin e Pranimit për degët:
- Program Integruar studimi Master i Shkencave në Arkitekturë (5 vite) – Profili Arkitekt (105 kuota)
- Program Integruar studimi Master i Shkencave në Arkitekturë (5 vite) – Profili Urbanist (55 kuota)
- Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite) – Dizajner (35 Kuota)
Kandidatët për student mund të aplikojnë për Testin e Pranimit deri më 17 Gusht
Testi i Pranimit do të zhvillohet datën 20 Gusht 2019.
Testoni aftësitë tuaja për t’u bërë pjesë e këtij institucioni publik të arsimit të lartë, me i vjetri në vend dhe me një histori suksesi në përgatitjen e brezave të rinj në fushën e Arkitekturës, të Urbanistikës dhe Dizajnit.
FAU ofron Dopio Diplomë me Universitetin e Venecias (IUAV) dhe në kuadrin e programit Erazmus+ mundësi studimi në universitete prestigjioze në Itali, Gjermani, France, Rumani, Poloni, etj.
TESTI I PRANIMIT BAZOHET NË NJOHURITË E FITUARA GJATË SHKOLLËS SË MESME DHE DO TË JETË PA PAGESË PËR KANDIDATËT.
Bëhu pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës dhe fito një Diplomë nga më të vlerësuarat në vendin tonë gjithashtu të njohur në mbarë Botën!