NJOFTIM

Rektorati i Universitetit Politeknik të Tiranës,  në mbledhjen e datës 06.12.2019, pasi shqyrtoi raportin teknik të vlerësimit të dëmtimeve në ndërtesat e UPT, hartuar nga grupi i ekspertëve të ngritur me Urdhërin e përbashkët të Rektorit dhe Administratorit të UPT Nr. 147 datë 26.11.2019 dhe rekomandimet e dhëna në të , vendosi:

1. Ndërprerjen e procesit mësimor në Universitetin Politeknik të Tiranës edhe gjatë javës në vazhdim (datë 09.12.2019 deri në datë 13.12.2019) me qëllim kryerjen e riparimeve të nevojshme për të mundësuar zhvillimin normal të procesit mësimor.

2. Rifillimi i procesit mësimor do të njoftohet në ditët në vijim.

 

https://www.upt.al/bashkepunime/aktivitete/1003-njoftim-2