Kriteret e pranimit në Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Për programet e integruara të studimit:
- Master i Shkencave në Arkitekturë-Profili Arkitekt
- Master i Shkencave në Arkitekturë-Profili Urbanist
dhe për programin e studimit:
- Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn
ka vendosur këto kritere pranimi:
- Kandidatët duhet të kenë mesataren e shkollës së mesme mbi 6 (gjashtë).
- Renditja e aplikuesve do të bëhet referuar pikëve të grumbulluara sipas formulës:
0.6 * Mes(VKM) * Kkoef. Shkollës* 1000 + 0.4 * T(Testi) * 100
Mes(VKM), nota mesatare e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për vitin akademik 2020 – 2021, sipas Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë” neni 74, pika 1;
Kkoef. Shkollës, koeficienti i shkollës së mesme, për vitin akademik 2020-2021.
T(Testi), rezultati i testimit, i organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, i cili përbëhet nga katër (4) komponentë:
- Test i arsyetimit logjik 25% T(Testi), (25 pikë)
- Test i kulturës së përgjithshme 25% T(Testi), (25 pikë)
- Test i historisë dhe historisë së arkitekturës 25% T(Testi), (25 pikë)
- Test i vizatimit dhe prezantimit 25% T(Testi), (25 pikë)