Të dashur studentë,

Për të lehtësuar komunikimin midis stafit akademik, atij administrativ dhe studentëve në ditët e karantinës së detyruar për shkak të Pandemisë duhet të përdorim platformat e komunikimit online Google Classroom dhe ZOOM.

Me qëllimin zhvillimin e mësimit në te gjitha programet mësimore ka nisur krijimi i klasave virtuale në Google Classroom.

Departamentet që mbulojnë programet respektive po përgatisin listën e kodeve për lëndët e programit që do të zhvillohen online.

PER T’U REGJISTRUAR NE PLATFORMEN GOOGLE CLASSROOMS STUDENTET DUHET TE KENE TE HAPUR NJE LLOGARI Email:  …….@gmail.com

Adresat e reja ti dergohen ne baze Grupi te Sekretaria Mesimore ne adresen email: fausekretaria@gmail.com

Ju lutem, kontrolloni në vazhdimësi përditesimin e kodeve të lëndëve.

Hapat për t’u regjistruar në Google Classroom

Ju duhet te regjistroheni në kurset respektive sipas udhezimeve te videos bashkengjitur.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=ocRY8_YtEtM&feature=emb_logo

Hapat për të zhvilluar webinar me aplikacionin ZOOM

Kliko këtu për manualin: Aplikacioni ZOOM!

Ndiqni videon e mëposhtme:

https://www.youtube.com/watch?time_continue=18&v=6VDtxvp4E2A&feature=emb_logo