Njoftohen te gjithe studentet ne te gjithe ciklet e studimit te tyre me kohe te plote ne FAU se fillon pagesa e tarifes se shkollimit te tyre per vitin akademik 2021-2022.
Bazuar ne Vendimin e Bordit te Administrimit nr.5 date 19.01.2022 per pagesen e tarifes se shkollimit per vitin akademik 2021-2022 ju sqarojme si me poshte:
- Studentet te cilet e kane noten mesatare te vitit paraardhes nen 6(gjashte) duhet te paguajne tarifen e plote te shkollimit te tyre per 2021-2022 ne shumen 40,000(dyzetemije)leke;
- Studentet te cilet e kane noten mesatare te vitit paraardhes mbi 6(gjashte) – 9(nente) duhet te paguajne ½ e tarifes se shkollimit te tyre per 2021-2022 ne shumen 20,000(njezetemije)leke;
- Studentet perserites nga viti 1-5(pare-peste) te ciklit te integruar dhe nga viti 1-3(pare-trete) te ciklit bachelor(BAIND) duhet te paguajne tarifen e plote te shkollimit te tyre per 2021-2022 ne shumen 40,000(dyzetemije)leke;
- Studentet perserites te vitit te 5(peste) te ciklit te integruar dhe te vitit te 3(trete) te ciklit bachelor(BAIND) duhet te paguajne vetem per provimet qe do te japin per lendet e mbartura gjate vitit akademik 2021-2022;
- Studentet e Masterit Profesional do paguajne tarifen e shkollimit 2021-2022 me 2 KESTE.
- Pagesa do te behet prane CREDINS BANK me faturen per arketim te cilen e gjeni në zyren e finances ose ne faqen e web-it.