Të dashur studentë,

Nga Ministria e Kulturës dhe CHwB ka ardhur një kërkesë për bashkëpunim për 8-10 për studentë të Fau të viteve të IV dhe V, për të qëndruar në Gjirokastër një javë me shpenzime të mbuluara nga CHwB, në datat 18-24 tetor.

Ky bashkëpunim në fazën e tij të parë, do të bëjë të mundur realizimin e projekteve për 30 objekte në zonën muzeale, kryesisht në Pazar të Vjetër, Dunavat dhe Manalat dhe disa objekte në zonat e tjera. Besojmë dhe mendojmë që përveç se kontributi i juaj do të sillte një ndryshim rrënjësor në qytet, në të njëjtën kohë do bënte të mundur dhe marrjen e dijeve shumë të rëndësishme për formën e organizimit të banesave Gjirokastrite, një vlerë e shtuar kjo për studentët e arkitekturës.

Ju lutem sillni me email:

  • një shprehje interesi me kontaktet tuaja
  • dhe një portfolio me punimet tuaja

në adresën e emailit: info@fau.edu.al deri me date 14.10.2021, ora 10:00

Suksese,

Fau