Qendra RASH, në funksion të rolit të saj si “NREN”(National Research and Education Network) anëtar i GÉANT, fton Stafin Akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës, kërkuesit shkencorë dhe stafin IT në Rektorat, të marrin pjesë në 2021 SEE USER FORUM: “Fuqizimi i Rolit të Rrjetit Europian GÉANT të Kërkimit & Arsimit në fushën e Shkencës së Hapur”, që do të zhvillohet në datat 3-4 nëntor 2021.

Forumi i Përdoruesve të GÉANT 2021 në rajonin e Europës Juglindore, i organizuar bashkarisht nga GÉANT, NI4OS_ Europe dhe EOSC Future, do të prezantojnë një platformë në të cilën NREN-et përkatëse dhe studiuesit e interesuar do kenë mundësinë të ndajnë eksperiencat e tyre me kolegët nga rajoni, për t’i mundësuar komunitetit kërkimor akses të sigurt në shërbime të ndryshme të rrjetit GÉANT dhe pjesëmarrjen në platformën europiane të NI4OS(national initiative for Open Science) për Shkencën e Hapur.

Ky forum do të jetë vetëm online dhe pjesëmarrja do të jetë pa pagesë.

Agjendën e Forumit do ta gjeni te dokumenti bashkangjitur: