Në datë 01 Prill 2022, Stafi i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) zhvilloi takime informuese me grupet e punës dhe studentë e UPT mbi Sondazhin Kombëtar të Studentëve (SKS).

SKS është një proces i cili ka në qendër studentin dhe ka si qëllim kryesor vlerësimin dhe matjen e cilësisë në arsimin e lartë duke vlerësuar performancën e Institucioneve të Arsimit të Lartë në veprimtaritë e mësimdhënies, mësimnxënies dhe kompetencave dhe mbështetjes ndaj studentëve. Të dhënat e nxjerra nga ky Sondazh do të shërbejnë për marrjen e vendimeve të rëndësishme në hartimin e politikave shtetërore në fushën e Arsimit të Lartë dhe kërkimit shkencor me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë në Arsimin e Lartë.

Pyetësori do të jetë i aksesueshëm nga studentët duke filluar nga data 25 Prill deri më 25 Maj.

Për më shumë informacion rreth procesit, vizitoni faqen zyrtare të ASCAL https://www.ascal.al/sq/

https://www.ascal.al/sq/sondazhi-kombetar-i-studenteve/metodologjia-dhe-instrumentat/sks-2022