Të dashur studentë!

Në datën 2 Shtator 2019 fillojnë aplikimet në programin Master Profesional RESTAURIM MONUMENTESH KULTURE për vitin akademik 2019-2020 që do të zhvillohet pranë FAU/UPT dhe IMK në qytetin e TIRANES.

APLIKONI SA MË PARË PËR TU REGJISTRUAR!

Aplikimi bëhet deri në datat  11 Tetor 2019, pranë Sekretarisë së FAU.

Kandidatët duhet të kenë mbaruar studimet Bachelor dhe MSc. në degën e Arkitekturës, Urbanistikës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit brenda dhe jashtë vendit (25 studente). Vende të vecanta janë për studentë nga Kosova (2 studente), Maqedonia e Veriut (2 studente), Mali i Zi (1 studente), Presheva (1 studente), Medvegja (1 studente) e Bujanovci (1 studente), si dhe të huaj (2 studente).

Profesorë nga më të shquarit në këtë fushë do të jenë pjesë e mësimdhënies. Masteri zhvillohet në partneritet dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Institutin e Arkeologjisë si dhe me universitet partnere Universitá “La Sapienza”, TU Wien, Politecnico di Bari, Universitá di Campania.

Per me tepër shkarkoni:

FAU_UPT_ Kuotat Master Restaurim Monumentesh Kulture_ 2019-2020

Udhëzim-nr.17-datë-30.7.2019

 

21950871_10155801118697566_3281884302283596942_o