Hapet në FAU programi i ri i studimit
Master Profesional në RESTAURIM MONUMENTESH KULTURE,
i pari program i këtij lloji në Shqipëri. Ky program do të zhvillohet në qytetin e Korçës, është me kohë të plotë, me kohëzgjatje të rregullt 1 vit akademik (60 ECTS – 24 javë). Programi zhvillohet në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës, Institutin Arkeologjik, me universitetet e huaja partnere të FAU dhe me Bashkinë Korçë.
Gjithsej për vitin akdemik 2016-2017 do të pranohen 50 studentë.
8 kuota janë të rezervuara për studentët e Republikës së Kosovës dhe studentët me kombësi shqiptare nga Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.
Progami parashikon kuota edhe për shtetas të huaj.
Për studentët mundësohet akomodimi pranë konvikteve studentore në qytetin e Korçës.
Mund të aplikojnë:
– Studentët që kanë një diplomë 5 vjeçare në Arkitekturë / Urbanistikë
– Studentët që kanë një Master (profesional ose shkencor) apo diplomë 5 vjeçare në Inxhinieri Ndërtimi
– Studentët që kanë një Bachelor në Arkitekturë
– Studentët që kanë një diplomë të ngjashme me programet e mësipërme dhe / ose të përputhshme me natyrën e Masterit (do të vlerësohen rast pas rasti nga komisioni)
-Studentët që kanë mesatare të studimeve (bachelor / master i ntegruar) mbi 7.
Aplikimet mund të kryhen pranë sekretarisë mësimore në FAU në datat 07 Tetor – 12 Tetor 2016. Dokumentacioni i nevojshëm është:
-Kërkesë për regjistrim
-CV e kandidatit
-Diploma dhe lista e notave bachelor / master (kopje e noterizuar)
Ata kandidatë që marrin diplomën bachelor në muajin tetor 2016 duhet të dorëzojnë dokumentacionin e pjesshëm (listë notash deri në atë moment) duke specifikuar në kërkesën e tyre edhe datën e pritshme të diplomimit.
Për info të mëtejshme mund të paraqiteni në FAU apo të na kontaktoni me email në info@fau.edu.al