Përfundon me sukses edhe ky sesion i dopio diplomave (double degree) me IUAV Venecia, ku u diplomuan 2 studente te Fau, Klarita Ceka dhe Brisilda Ibrahimi, pjesë e studentëve të vitit të shkuar në Iuav te Venecias, dalë nga seleksionimi i hapur që organizohet çdo vit me studentët më të mirë. Juria ishte e ngritur me profesorë nga FAU dhe IUAV.Studentët e diplomuar do të pajisen me diplomë nga IUAV dhe nga FAU, UPT njëkohësisht.Urojmë këta studentë në rrugëtimin e tyre profesional si dhe të tjerët që po vijojnë studimet çdo vit në këtë program të përbashkët.
Author Archives: admin Fau

Konkursi i pranimit në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, për vitin akademik 2023-2024 do të zhvillohet në datën 23 Gusht 2023 në sallën e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.
Programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi janë:
- Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë)
- Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë)
- Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë)
Kujdes:
Të drejtën për të zhvilluar konkursin e pranimit e kanë të gjithë kandidatët të cilët kanë kryer paraprakisht regjistrimin për të marrë pjesë në testin e pranimit. Regjistrimet për të marrë pjesë në testin e pranimit do të kryhen në periudhën 7-11 Gusht, ora 08:00 – 16:00 pranë zyrës së sekretarisë mësimore të FAU-t në godinën e FTI, UPT.
Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkursin e pranimit vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania.
Ju lutem ndiqni faqen tonë web https://old.fau.edu.al/ dhe rrjetet sociale për cdo njoftim të ri.
Në direktorinë, informacion mbi testin e pranimit, viti akademik 2023-2024 https://old.fau.edu.al/informacion-mbi-testin-e-pranimit-viti-2023-2024/ do të gjeni informacion të përditesuar në ditët në vijim. Njoftimet do të vendosen në web dhe rrjetet sociale.
Në lidhje me testin e pranimit në FAU të viteve te kaluara mund të gjeni informacion të detajuar në link: https://old.fau.edu.al/informacion-mbi-testin-e-pranimit/
Suksese,
FAU

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT), në bashkëpunim me organizatën GO2 Albania, programin B4Students, si dhe me mbështetjen e Tirana East Gate (TEG), organizojnë konkursin ndërkombëtar të arkitekturës me studentët “Riciklo – Kreativ 2023” me temën e riciklimit të mbetjeve urbane dhe mjedisore.
Juria e konkursit përbëhet nga:
1 – Spiro Bakellbashi – Kryetar (Shqipëri)
2- Andrea Maliqari (Shqipëri)
3- Arbër Sadiki (Kosovë)
4- Armand Vokshi (Shqipëri)
5- Denada Veizaj (Shqipëri)
6- Jurtin Hajro (Shqipëri)
7- Matilda Pando (Shqipëri)
8- Kujtim Elezi (Maqedonia e Veriut)
9- Ered Sali (Shqipëri)
Më poshtë gjeni informacionin e plote mbi rregulloren e konkursit:
Summer school organizohet në kuadrin e projektit Erasmus+ REACH, në të cilin merr pjesë FAU dhe UPT.
Afat kohore dhe formën e aplikimit e gjeni në link-un e mëposhtëm:
Kontrolli i tretë i punimit të diplomës, do të zhvillohet në datën 10.07.2023.
Dorëzimi i punimit të diplomës do të bëhet në datën 14.07.2023.
Mbrojtja e diplomës do të zhvillohet në datën 18.07.2023.
Ju urojmë suksese!
Gjeni më poshtë udhëzimin nr.12, datë 30.06.2023 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë”:

Ekspozita:
Tirana pas- Neser
Datë 07.07.2023
Ora 12:30
FAU, UPT( Holli i FAU/FTI)
Sheshi Nënë Tereza
Arkitektura si një art shkencor.
Në valën e ndryshimeve me ritmin dhe adoptimin e teknologjisë, studentët e Arkitekturës, profili Urbanist 1B, kanë ideuar Tiranën e së ardhmes nëpërmjet strukturave të së shkuarës, ku aspektet e arkitekturës së sotme bëjnë në të ardhmen që të jetë ndikimi së nesërmes. Aty ku ndodh kultura dhe arti, një hapësire e aftë për të promovuar dhe stimuluar aktivitetin krijues… mes Pavjonit te Plagjatures dhe Coca Coles futuristike!

NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Nga dita e sotme, datë 03.07.2023, e në vijim e gjithë sekretaria e Fau ndodhet në katin përdhe të godinës së FTI/FAU, tek Korpusi qendror në sheshin Nënë Tereza.
Oraret e sekretarisë janë si përherë.
Dekanati.

Në kuadër të marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës, në University of Trento, (Università di Trento), Itali.
Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:
Afati i aplikimit është 5 Korrik 2023, ora 12:00.