Momente nga prezantimit i projekteve të STAR 2 në FAU | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: admin Fau

Gjeni më poshtë orarin e ndryshuar të provimeve të sezonit të verës, viti akademik 2022 – 2023.
Ndryshimet paraqiten me ngjyrë të verdhë për datën 28 Qershor, pasi kjo datë është ditë pushimi.

Me datë 20 qershor 2023 u mbajtën në Venecia disa takime me prof. Benno Albrecht, rektorin e IUAV, prof. Angelo Maggi, i dërguar i rektorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe me përfaqësues të tjerë të universitetit IUAV me delegacionin e FAU/UPT.

Në takime u konfirmua dëshira e mirë dhe impenjimi dypalësh për të vijuar tashmë bashkëpunimin në:

– Diplome të Dyfishtë italiane e shqiptare deri në 2025 për studentet e FAU në studimet Master në Arkitekturë dhe Urbanistikë me bursa të plota nga Erasmus +. Ndërkohë palët do të marrin masa dhe do të aplikohet edhe për vitet e mëvonshme për të garantuar vazhdimësinë.

– Krijimin e mundësisë për një bashkëpunim për ciklin e tretë PhD diplome te dyfishtë italiane e shqiptare në arkitekturë dhe Urbanistikë, Restaurim e Dizajn.

– Bashkëpunime të niveleve të ndryshme të lidhura me kërkimin shkencor, akademik dhe studentor.- Pasurimin e laboratorëve didaktike të Fau dhe trajnimin e stafeve teknikë për to, sidomos nè fushat e Restaurimit.

LAJMËROHEN STUDENTËT  e ARKITEKTURËS   se:

KONTROLLI II + III  zhvillohet në dt. 10/07/2023
DORËZIMI zhvillohet në dt. 17/07/2023 ora 9.30 – 13.00
MBROJTJA kryhet në dt. 20-21/07/2023 ora 9.30

LAJMËROHEN STUDENTËT DIPLOMANTË në Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn se:

KONTROLLI III  zhvillohet në dt. 10/07/2023
DORËZIMI zhvillohet në dt. 17/07/2023 ora 9.30 – 13.00
MBROJTJA kryhet në dt. 19/07/2023 ora 9.30

I. Njoftohen të gjithë studentët e rregullt, dega Arkitekturë, Urbanistikë, Dizajn dhe Master Restauro, të paguajnë tarifën e shkollimit, të përcaktuar në bazë të VKM 288, datë 21.05.2018 dhe Vendimit të Bordit, nr.22, datë 27.07.2022, si më poshtë:

  1. Për studentët me mesatare deri në 6, tarifa është 40.000 lekë.
  2. Për studentët me mesatare 6 – 9, tarifa është 20.000 lekë.
  3. Për studentët e Masterit Restaoro, tarifa është 85.800 lekë.

II. Për studentët përsëritës nga viti I – IV, tarifa është 40.000 lekë.
Për studentët përseritës me kredite, viti III Dizajn dhe viti IV Arkitekturë, Urbanistikë, duhet të paraqiten te zyra e financës për të marrë kreditet dhe faturën për arkëtim.

Shënim: Nëse tarifa e shkollimit është e papaguar, të humb e drejta për të hyrë në provim!

Momente nga inagurimi i ekspozitës: “Vizione të aktivizimit të potencialeve të lumit Vjosa”, e vendosur në Hollin e FAU / FTI , pranë UPT, Sheshi “Nënë Tereza”.

Kjo ekspozitë vjen si rezultat i punës studimore të bërë nga një grup profesorësh dhe studentësh nga Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës së Universitetit Politeknik të Tiranës dhe nga Departamenti i Arkitekturës në Pescara, të Universitetit “G. d’Annunzio” të Chieti-Pescara, Itali, në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, AKPT në Shqipëri.

Ekspozita është ende e vizitueshme në ditët në vijim.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency