Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitá degli Studi di Perugia, Itali | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: admin Fau

Në Universitetin Politeknik të Tiranës, më datë 23 mars 2023 u nënshkrua Marrëveshje Bashkëpunimi midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitá degli Studi di Perugia, Itali.Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është zhvillimi i një strategjie të përbashkët për bashkëpunimin shkencor dhe didaktik ndërmjet dy universiteteve, si dhe nxitja e shkëmbimeve ndërmjet stafit pedagogjik, studiuesve dhe studentëve. Ky bashkëpunim do të zbatohet në të gjitha fushat me interes të përbashkët.Marrëveshja, nga Universiteti Politeknik i Tiranës u nënshkrua nga rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Andrea Maliqari dhe nga Universitá degli Studi di Perugia u nënshkrua nga rektori i këtij universiteti, Prof. Maurizio Olivero.Të parët që do të përfitojnë direkt prej saj janë studentet e Dizajn me marrëveshjet që do të rrjedhin prej saj për projektet Erasmus + dhe studimet Double Degree.

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane organizon aktivitetin “Të studiosh në Itali”. 

Në këtë aktivitet marrin pjesë 40 universitete italiane, 3 akademi artesh dhe 3 konservatorë. 

Aktiviteti do të organizohet ditën e shtunë, datë 25 mars 2023, pranë MAK Hotel Tirana (Ex Sheraton), nga ora 09.00 – 18.00. 

Ftohen të marrin pjesë studentë dhe staff nga Universiteti Politeknik i Tiranës. 

Ditën e enjte, datë 27 prill 2023, nga ora 10.00 – 18.00, në sallën “Silvano Pedrollo” të Universitetit Politeknik të Tiranës, zhvillohet workshopi:

 “ON THE CAPITALIZATION OF THE 3DIMPACT OUTPUTS WEB-GIS AND 3D”

Ftohen të marrin pjesë në këtë event studentët dhe stafi i Universitetit Politeknik të Tiranës.

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen në adresën e emailit epiperi@fim.edu.al , për të marrë të gjitha informacionet dhe detajet e këtij workshopi. Ju lutemi mos hezitoni t’ua dërgoni këtë ftesë kolegëve të interesuar.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency