ArchiGames – “Mëso Arkitekturën duke Luajtur” | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: admin Fau

Ditën e premte, 09.12.2022 në ambjentet e FAU në ndërtesën e UPT në orën 12:00, do të prezantohen dy botime alternative të lojës edukative ArchiGames – Mëso Arkitekturën duke Luajtur” ku të gjithë do të njohin 50 objekte me vlerë të trashëgimisë kulturore si për qytetin e Tiranës dhe qytetin e Shkodrës.

ArchiGames⠀


Bashkohuni me ne në aktivitetet e prezantimit të produkteve ArchiGames!

@archigames ⠀

Për realizimin i kësaj loje falenderojmë në mënyrë të veçant mbështetësit financiar.

Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes është mbështetësi financiar i ArchiGames.

#archigames # shkodra #tirana #shqiperi #albania #mesodukeluajtur #mesoarkitekturendukeluajtur #arkitektiishkodres #arkitektiitiranes #lojera #edukim # startup #inovacion ##sipermarrja #edonabilali #mishms

Oraganizuar në kuadrin e lëndës Histori Arkitekture dhe të projektit të përbashkët Erasmus+ KA107-ICM, Pescara – Albania 2021/22.
Kordinuar nga Phd. Ark. Loreta Çapeli, FAU, UPT, Tiranë.

Me pjesëmarrjen e:
Prof. Neritan Ceka, Instituti i Arkeologjisë, Tiranë.
Leksion: “Rruga Egnantia, Historia dhe monumentet në trajektoren në Shqipëri”.


Prof. Piero Rovigatti, Dipartimento di Architettura di Pescara, Universita degli Studi “G. d’Annuzio” Chieti-Pescaram Itali.
Leksion: “Looking for Tratturo Celano-Foggia, Esperienza del indagini in stiu, metodologia di studio e di Urbanistica partecipata”.


Prof. Claudio Mazzanti, Dipartimento di Architettura di Pescara, Universita degli Studi “G. d’Annuzio” Chieti-Pescara, Itali.
Leksion: “Via Tuburtina storia e metodologia di studio del percorso e degli monumenti”

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, në Anhalt University of Applied Scienties, Gjermani.

Informacionin në lidhje me mënyrën e aplikimit, dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin më poshtë:

Në Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, po zhvillohet projekti kërkimor i përbashkët HCU/FAU, në formën e një workshopi, lidhur me programin e fondeve, të DAAD (Shërbimi i shkëmbimit të akademikëve gjermanë), University dialogue with the Western Balkans.
Në këtë kuadër është hartuar projekti: “Resource Efficient Panning in Tirana, Albania: New northern boulevard and river development”, nga Universiteti HafenCity University Hamburg, me drejtues projekti: Prof. Dr. Ing. Wolfgang Dickhaut, në partneritet me Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, me drejtues projekti: Prof. Dr. Florian Nepravishta.
Workshopi u zhvillua në mënyrë intensive 06 – 12.11.2022, në HCU Hamburg, dhe 14 – 18.11.2022 në FAU Tiranë. Shkëmbimi në të dy vendet u krye nëpërmjet vizitave në territor, dhe me ndërhyrje e prezantime nga staf akademik si dhe qeveri lokale dhe NGO të ndryshme. Projekti do të zhvillohet përgjatë këtij semestri nga studentët e të dy institucioneve me synimin finalizimin e një botimi të përbashkët.
Shkëmbimi i këtyre dy javëve u përmbyll me prezantimin e disa gjetjeve dhe ngacmimeve nga të dy zonat e ndërhyrjeve, në Oberbillwerder Hamburg, dhe zgjatimin verior të bulevardit në Tiranë.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency