Gjeni më poshtë orarin mësimor të përditësuar, semestri I, java III, viti 2022-2023. Bashkangjitur dhe orari për Masterin Profesional Restaurim Monumentesh Kulture:
Author Archives: admin Fau
28 Oct 2022 - FAU & Stefano Boeri Architetti @5 Maji
Momente nga përmbyllja e programit Summer School “Designing Together”, organizuar nga Bashkia Tiranë, AKPT dhe Qendra Marrëdhënie.
Faleminderit për punën e kryer skuadrës:
Greis Malaj
Enxhi Keri
Alesia Zeneli
Elidona Uka
Jani Toçi
Samet Shahini
Kristela Bisha
Sara Koçi
Xhesika Veizi

https://forms.gle/HayrgPB9cuS8Lhks9
Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) do të organizojë një maratonë
idesh mbi rijetësimin e një prej hapësirave të COD-it, me pjesëmarrjen e studentëve
të degëve të arkitekturës.
Aktiviteti do të shtrihet në harkun
kohor të tre ditëve ku pasi studentët do të njihen me ambientet e COD-it ku dhe do t’u prezantohet koncepti i krijimit të
qendrës, do të grupohen sipas një shorti rastësor, duke u ndarë në grupe me nga dy persona.
Sfida do të jetë rikrijimi i njërës prej hapësirave të COD-it, e cila duhet të promovojë ndërveprimin social, kreativitetin, ndjesinë e hapjes dhe transparencës, dhe karakterin unik/të veçantë.
Studentët do të punojnë në ambjentet e Bibliotekës së Kryeministrisë përgjatë orarit 09:30 – 17:30.
Prezantimi i projekteve do të zhvillohet më datë 21 nëntor 2022, ku një juri e specializuar do të votojë projektin më të mirë. Fituesit do të shpërblehen me një dhuratë.
Informacione plotësuese mbi eventin, çfarë duhet të keni me vete para se të bëheni pjesë:
- Energji dhe dëshirë për të bashkëpunuar me të rinj, kolegë të panjohur
- Një laptop personal
- Veshje formale
Nëpërmjet këtyre imazheve, Fau fton të gjithëve të vizitoni ekspozitën për “DIPLOMËN MË TË MIRË”.
Ky event është organizuar nga FAU dhe Expocity me diplomat e paraqitura në konkursin me temë “Ndërto të ardhmen” për të gjithë studentët e diplomuar në Fau në vitet 2020-2021 dhe 2021-2022. Ekspozita do të jetë e hapur në ambientet e Expocity në datat 27 – 29 Tetor.
Rezultatet do të shpallen më:
29 Tetor 2022
Ora 11.00
Expocity
Çmimet që do të fitohen do të jenë të llojeve të ndryshme. Çmimet e fituesve në vendet e para:
600 € për klasifikimin e parë
400 € në klasifikimin e dytë
200 € për vendin e 3-të
Të gjithë fituesit dhe ata të “20 ZGJEDHJET MË TË MIRA”, do të marrin një certifikatë nderi pjesëmarrjeje dhe publikim ne rrjetet sociale të FAU.
Juria eshte e perbere nga:
Prof. Dr. Armand Vokshi
Prof. Ascoc. Denada Veizaj
Doriana Bleta
Dr. Jonila Prifti
Dr. Irina Branko
Dr. Entela Daci
Petrit Hazbiu
Fatlinda Murthi
26 Oct 2022 - Përfundon workshopi BIM FOR DESIGNERS
BIM FOR DESIGNERS, workshop-i i organizuar në bashkëpunim me studion veroneze BIMLAB s.r.l. Italy në kuadër të lëndëve të komunikimit grafik, u mundësoi pjesëmarrësve thellimin mbi konceptin e projektimit përmes BIM, teknologjive të mbledhjes së të dhënave përmes skanimit laser dhe ndërthurjes së formave virtuale të komunikimit. Në përfundim të aktivitetit 2-ditor u shpërndanë edhe certifikatat e pjesëmarrjes.






Kandidatët fitues në programin e studimit Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture, viti akademik 2022-2023, mund të regjistrohen deri në datën 28.10.2022, nga ora 800 – 1600, pranë sekretarisë mësimore në ambientet e FAU-ut.
Dokumentacioni që duhet të paraqesin është si më poshtë:
- Diplomë ose fotokopje të njehsuar me origjinalin
- Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njehsuar me origjinalin
- Formulari i aplikimit
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit (ku të shënohet nr.telefoni dhe adresa e-email)
- Fotokopje të kartës së identitetit të babait.
- Dy fotografi personale
- Mandati i pagesës

Në datat 27-29 Tetor, Expocity Albania, në bashkëpunim me Institutin e Ndërtimit, Bashkinë e Tiranës dhe aktorët më të rëndësishëm të sektorit, organizon edicionin e 3-të të Panairit të Ndërtimit “Build and Live Smart Expo” 2022.


Gjeni bashkangjitur orarin mësimor të përditësuar, java II, semestri I, viti akademik 2022-2023.
Shënim: Ndryshimet në orar janë paraqitur me ngjyrë të kuqe.