Kalendari i aktiviteteve të pranimit dhe struktura vjetore e procesit mësimor për ciklin e dytë të studimeve, viti akdemik 2022-2023 | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: admin Fau

Në kuadër të Marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus +,
është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete, për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, (Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Fakulteti i Inxhinierisë Matematike & Inxhinierisë Fizike), në University Institute of Lisbon.
Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:

FAU dhe Expocity organizojnë konkursin me temë: “Ndërto të ardhmen” për të gjithë studentët e diplomuar në vitet 2020-2021 dhe 2021-2022 në Fau, me synimin e evidentimit të diplomave më të mira.

Nëpëmjet këtij konkursi, Fau fton të gjithë të diplomuarit në vitet akademike 2020-2021 dhe 2021-2022, në të gjitha degët dhe profilet e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në UPT, të sjellin punët e tyre në konkurs.

Konkursi krijues përfshin 3 çmime të para.

Afati për t’u regjistruar dhe dorëzuar punën tuaj online deri më 22 Tetor 2022, ora 18.00 nëpërmjet linkut:

https://forms.gle/dFvxt6knerAwNAbC8

KONKURS I ARKITEKTURËS PËR DIPLOMËN MË TË MIRË

Ky konkurs me titull “Ndërto të ardhmen” është i propozuar nga FAU dhe Expocity dhe ka disa qëllime:

  • Së pari synohet të përzgjedhet diploma më e mirë pavarësisht madhësisë, fushës, funksioinit etj.
  • Së dyti konkursi synon evidentimin e një vepre kreative, të transformuar nëpërmjet një koncepti të qëndrueshëm përmes të menduarit në mënyrë kritike.
  • Pjesëmarrësve do tu mundësohet ekspozimi i paneleve 180×80 në një ekspozitë tërheqëse dhe kreative në ambientet e Expocity, me të cilat do të paraqitet cilësia e punimeve të përzgjedhura nga juria.
  • Eksspozita dhe konkursi ka për qëllim promovimin e talenteve të reja të sapodala nga auditorët e Fau.

PËRMARRËSIT NË KONKURSIT
Nisma eshte e hapur për të gjithë studentët e diplomuar në Fau.

Ata do të konkurrojnë vetem si individë.

Pjesëmarrësit janë të jenë të lirë të faqosin posterin e tyre sipas dëshirës.
Ekspozita do të jetë e ekspozuar në Expocity me date 27 tetor dhe cmimet do të shpërndahen me datë 29 tetor.

ÇMIMET E KONKURSIT
Çmimet që do të fitohen do të jenë të llojeve të ndryshme. Çmimet në para do t’u jepen fituesve në mënyrat e mëposhtme:

600 € për klasifikimin e parë;

400 € në klasifikimin e dytë;

200 € për vendin e 3-të.

Përveç kësaj, “20 ZGJEDHJET MË TË MIRA” do të zgjidhen dhe do të kenë shikueshmëri në faqen www.fau.edu.al dhe në site të tjera të arkitekturës.

Të gjithë, fituesit dhe ata të “20 ZGJEDHJET MË TË MIRA”, do të marrin një certifikatë nderi pjesëmarrjeje.

Rezultatet do të shpallen më 29 Tetor 2022.

PARAQITJA E PROJEKTIT
Propozimi krijues duhet të paraqitet me një fletë të vetme 180×80 (e vendosur ekskluzivisht ne vertikal), në të cila përfshin të gjitha të dhënat e autorit.
Projekti duhet të jetë i shkruar në SHQIP dhe jo më shumë se 250 fjalë brenda fletës 180×80 cm.
Kompozimi është i lirë.
Propozimi mund të bëhet me teknikën e zgjedhur nga kandidatët (diagrame, skica, modele dhe vizualizime 3D, vizatime CAD, etj.).
Për detaje të mëtejshme mbi metodat e prezantimit tek Expocity të projektit do të tregohen në njoftimet e mëvonshme.

SI TË MARRËSH PJESË?
Aplikimi për pjesëmarrje në konkursin krijues “Ndërto të ardhmen” duhet të dërgohet në adresën

https://forms.gle/dFvxt6knerAwNAbC8

dhe të përfshijë edhe të dhënat e identifikimit të kandidatëve në rreshtin e temës.
Aplikimet dhe materialet e projektit duhet të dërgohen

deri më 22 Tetor 2022, ora 18.00 online.

Specifikimet e mëtejshme pèr ekspozitën dhe shpalljen e fituesve do ju jepen në kohën e duhur.

Studentët marrin pjesë pa pagesë në konkurs.

DATA TË RËNDËSISHME

Afati i dorëzimit: deri me 22 Tetor 2022, ora 18.00 online
Afati i ekspozitës tek EXPOCITY : 27-29 Tetor 2022
Rezultati: 29 Tetor 2022

DITA E ENERGJISË SË QËNDRUESHME – ASED ‘22
30 Shtator 2022
Ambasada e Paqes – Tiranë
EU Sustainable Energy Week është eventi më i rëndesishëm i dedikuar burimeve të rinovueshme dhe energjisë efiçiente në Europë. Këtë vit tema e ASED‘22 është: ‘Të jemi të gjelbërt dhe digjital për tranzicionin energjetik të Evropës’.
ASED ‘22 sjell së bashku një rang të gjerë partnerësh si politikëbërës, përfaqësues të industrisë dhe qytetarë gjatë një konference 3-ditore të politikës në Bruksel. Ajo ofron oportunitete të ndryshme për networking si edhe përfshin ngjarjet lokale të qëndrueshme – Ditët e Energjisë – që organizohen nga organizata private dhe publike dhe mbahen në të gjithë Evropën.
Këtë vit, organizuar nga BERC dhe pik.ark, mbeshtetur nga Fau dhe Shash, Dita Shqiptare e Energjisë së Qëndrueshme – ASED’22 do të mbahet për herë të parë në Tiranë, duke bashkuar profesionistë nga qeveria vendore dhe qëndrore, akademia dhe industria, me synimin për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen nga tregu shqiptar.
Jeni të mirëpritur!

Për më shumë informacion lidhur me axhendë, folësit, gjeni bashkangjitur link:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02V51xBNDBSPytG6oyZptdsN5E5JrJxCEN6KVpCfhnzYrw9oWppAFvuCx9QBnvYpEjl&id=100063681305603

FAU (UPT) falenderon,
Institutin Italian të Kulturës dhe Ambasadën e Italisë në Tiranë, Bashkinë e Durrësit, qendrat kulturore Harabel dhe BERC, të cilat bashkëpunuan dhe kontribuan në këtë nismë kulturore në Vilën Mbretërore në Durrës. Mbrëmja e veçantë synoi krijimin e një momenti vëmendjeje të dedikuar mbi vilën e degraduar, tashmë një monument i rëndësishëm arkitekturor shqiptar, i pasur me elementë historikë, volumorë dhe stilistikë, derivat i lidhjeve të ngushta të kohës me Italinë.
Eventi filloi me përshëndetjet e përzemërta të ambasadorit italian, Fabrizio Bucci, drejtorit të Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera, të dekanin të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (UPT), Armand Vokshi, përfaqësueses së BERC, Blerta Vula Rizvanolli, përfaqësueses së Harabel, Ajola Xoxa, dhe më pas u shoqërua me një seri me evente-arkitekti italian Prof. Paolo Di Nardo mbajti prezantimin me temë: “Dizajni = Mutacion Mesdhetar”.
Muzikë nga Vivaldi e Tartini interpretuar nga: Abigela Voshtina, violinë Jusuf Beshiri, klaviçembalo.
Ndërhyrja artistike me ndricim e preformanca nga Harabel Contemporary

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency