Banka Intesa Sanpaolo në Shqipëri, një shoqëri që i përket grupit bankar Intesa Sanpaolo, organizon Novathon Youth, një event që synon të mbështesë kulturën e inovacionit në fushën e bankingut digjital, duke promovuar digjitalizimin dhe vlerat ESG tek të rinjtë. Si pjesë e Novathon Youth, Intesa Sanpaolo organizon një konkurs biznesi drejtuar studentëve/personave të grupmoshës 18-25 vjeç, të cilët do të zhvillojnë një ide biznesi bazuar në një nga 4 temat kryesore të eventit. Studentët e interesuar ftohen të grupohen dhe të marrin pjesë në krijimin, projektimin dhe ndërtimin e koncepteve të biznesit.
Konkursi ka filluar më datë 4 Prill, dhe është publikuar në faqen zyrtare të bankës në internet. Pjesëmarrësit do të kenë kohë deri më datë 20 maj për të krijuar grupe, për të përgatitur dhe strukturuar idetë/zgjidhjet e tyre të biznesit, për t’u regjistruar në faqen e dedikuar të internetit dhe për të dorëzuar të gjithë materialin shoqërues.
Skuadrat e përzgjedhura do të marrin pjesë në Konferencën Novathon Youth më datë 07 qershor në Hotel Plaza. Skuadrat e përzgjedhura do të prezantojnë idenë e tyre në skenën e konferencës përpara një jurie të kualifikuar ndërkombëtare që do të përzgjedhë dhe shpallë fituesin e Konkursit.
Për më shumë informacion në lidhje me Programin e saktë të Konkursit dhe Konferencës Novathon ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.intesasanpaolobank.al/retail/novathon-youth.html