PREZANTIMET ONLINE:- STUDIO 1 PER GRUPIN E ARKITEKTURES II C DHE – WORKSHOP 3_DIZAJNI III | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: admin Fau

– WORKSHOP 3_DIZAJNI III 

– Studio 1 per grupin e arkitektures II C 

– Workshop 3_Dizajni III STUDIO 1_Ark. II C_

Pedagoge: Blerina Tabaku dhe Roland Lika

Blerina Tabaku is inviting you to a scheduled Zoom meeting.
Topic: STUDIO 1_MBROJTJA E PROJEKTEVE ONLINETime: Mar 9, 2021 10:00 AM Amsterdam, Berlin, Rome, Stockholm, Vienna


Join Zoom Meetinghttps://us02web.zoom.us/j/3499370707?pwd=VDdtT2xqa2p5NlJrRHdwQ2hXbGRXQT09
Meeting ID: 349 937 0707Passcode: 6RhUKB

WORKSHOP 3_Pedagoge: Blerina Tabaku dhe Jetmir Goga

Blerina Tabaku is inviting you to a scheduled Zoom meeting.
Topic: WORKSHOP 3_MBROJTJA E PROJEKTEVE ONLINETime: Mar 12, 2021 10:00 AM Amsterdam, Berlin, Rome, Stockholm, Vienna


Join Zoom Meetinghttps://us02web.zoom.us/j/3499370707?pwd=VDdtT2xqa2p5NlJrRHdwQ2hXbGRXQT09
Meeting ID: 349 937 0707Passcode: 6RhUKB

NJOFTIM

Njoftohen te gjithe studentet ne te gjithe ciklet e studimit te tyre me kohe te plote ne FAU se,

duke nisur nga data 1 Mars 2021

fillon pagesa e tarifes se shkollimit te tyre per vitin akademik 2020-2021.

Bazuar ne Vendimin e Bordit te Administrimit nr.30 date 30.12.2020, per pagesen e tarifes se shkollimit per vitin akademik 2020-2021,

ju sqarojme si me poshte:

  1. Studentet te cilet e kane noten mesatare te vitit paraardhes nen 6(gjashte) duhet te paguajne tarifen e plote te shkollimit te tyre per 2020-2021 ne shumen 40,000(dyzetemije)leke;
  2. Studentet te cilet e kane noten mesatare te vitit paraardhes mbi 6(gjashte) – 9(nente) duhet te paguajne ½ e tarifes se shkollimit te tyre per 2020-2021 ne shumen 20,000(njezetemije)leke;
  3. Studentet perserites nga viti 1-5(pare-peste) te ciklit te integruar dhe nga viti 1-3(pare-trete) te ciklit bachelor(BAIND) duhet te paguajne tarifen e plote te shkollimit te tyre per 2020-2021 ne shumen 40,000(dyzetemije)leke;
  4. Studentet perserites te vitit te 5(peste) te ciklit te integruar dhe te vitit te 3(trete) te ciklit bachelor(BAIND) duhet te paguajne vetem per provimet qe do te japin per lendet e mbartura gjate vitit akademik 2020-2021.
  5. Studentet e Masterit Profesional do paguajne tarifen e shkollimit 2020-2021 me 2 KESTE. Kesti i Pare do paguhet ne periudhen kohore nga data 1 Mars 2021 deri ne date 31 Mars 2021. Kesti i Dyte do paguhet ne periudhen kohore nga data 1 Prill 2021 deri ne date 31 Maj 2021.

Pagesa do te behet prane CREDINS BANK me faturen per arketim te cilen e gjeni duke klikuar:

1- Master profesional

2- Tarife shkollimi e plote dhe gjysem

3- Tarife shkollimi me kredite

Perjashtimisht ne kushtet e pandemise te shkatuar nga COVID-19 dhe kur studenti nuk ka mundesi te sjelle mandatin e arketimit te tarifes se shkollimit te tij per 2020-2021 prane zyres se finances, mund ta dergoje ate(mandatin e arketimit) ne menyre elektronike ne adresat e meposhtme te e-maileve te zyres se finances:

ardianadervishi2003@yahoo.com

xhgjoka@yahoo.com.

Afati final i pageses se tarifes se shkollimit per vitin akademik 2020-2021 eshte data 31 MAJ 2021.

ZYRA E  FINANCES

Shokë, miq, kolegë e të njohur,

Kam nderin t’ju ftoj të vizitoni ekspozitën time personale me temë “Arkitektura popullore në akuarel”. Ekspozita paraqet rreth 150 punime të monumenteve më të spikatura të arkitekturës popullore (qytetare dhe fshatare) si dhe punime, që paraqesin peizazhin urban të qyteteve shqiptare të traditës.

Ekspozita çelet ditën e enjte, datë 18 shkurt 2021 në orën 17:00  në sallën e ekspozitave te Muzeut Historik Kombëtar dhe qëndron e hapur deri të dielën, në datën 21 shkurt.

Gjatë ditëve të ekspozitës do të shpërndahet falas libri “Për cilin qytet e ke fjalën?!” i autorëve Maksim dhe Joli Mitrojorgji. Libri është një përmbledhje artikujsh analitikë mbi morfologjinë urbane dhe peizazhin urban të qyteteve shqiptare. Gjithashtu në këtë botim janë përfshirë dhe shumë artikuj të tjerë teorikë mbi problemet bashkëkohore të arkitekturës në këndvështrimin e autorëve.

Ju uroj të gjithëve mirëseardhjen duke shpresuar që kjo ekspozitë të jetë interesante për gjithësecilin.

                   Ark.Urb. Maksim Mitrojorgji

FAU | 13.02.2021

VENDIM DEKANATI

MBI ORGANIZIMIN E PROVIMEVE TE DIMRIT PER VITIN AKADEMIK 2020-2021

Mbështetur në shkresën e Rektoratit mbi “Strukturën Mësimore të ndryshuar, për ciklin e I e të II të studimeve për vitin akademik 2020-2021”, dërguar më datë 12/02/2021, me nr protokolli 253, si dhe në shkresën tjetër të Rektoratit mbi “Organizimin e sezonit të provimeve të dimrit, për vitin akademik 2020-2021”, dërguar më datë 12/02/2021, me nr protokolli 254,

Dekanati i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në mbledhjen e tij të datës 13/02/2021

VENDOSI:

1- Sezoni i provimeve të dimrit, i cili sipas Strukturës Mësimore të ndryshuar, për ciklin e I e të II të studimeve për vitin akademik 2020-2021, shtrihet tashmë në 6 javë dhe do të organizohet në këtë mënyrë:

  • javën e parë ta dedikojë për dorëzimin e projekteve, detyrave të kursit si dhe detyrimeve të tjera të lëndëve,
  • pjesën tjetër, në 5 javët e tjera, ta dedikojë për mbylljen e provimeve të lëndëve.

2- Të ngarkojë  Sekretarinë mësimore të bëjë sa më parë ndryshimet e nevojshme sipas këtij vendimi në orarin e provimeve.

3- Të vijojë sipas rekomandimeve të Rektoratit, si dhe vetë propozimeve të bëra më parë nga titullarët e lëndëve për organizimin e provimeve në 2 forma:

  • Online
  • Me prezencë fizike në auditor

Format e organizimit të provimit do të jenë pasqyruara në orar sipas kërkesës së titullarëve të lëndëve. Provimet do të organizohen në Platformën E-learning Fau.

4- Studentët, të cilët  për shkaqe të lidhura me pandeminë apo me problematika të lidhura me situatën ,nuk do të arrijnë të kryejnë provimin në këtë sezon, do të kenë mundësinë të paraqiten në sezonin e ndërmjetëm i cili do të realizohet në fillim të majit, pa ndërprerë proçesin mësimor. Orari i sezonit të ndërmjetëm do të dalë disa ditë para fillimit të tij.

5- Duke pasur parasysh sasinë e klasava që FAU ka në dispozicion për këtë sezon, si edhe për të minimizuar rrezikun e infektimit të personave prezent në auditore, të garantohen të gjitha kushtet për zbatimin e masave Anti-Covid:

  • Provimet në auditor të realizohen në grupe deri në 15 vetë.
  • Kohëzgjatja e provimit të jetë deri në 60 min dhe të parashikohet para çdo provimi për 30 minuta ajrosja dhe higjenizimi i auditorit dhe ambjenteve të tjera.
  • Të mbahen maskat dhe të rrespektohen distancat sipas udhëzimeve përkatëse.
  • Sekretaria Mësimore të bejë organizimin e përgjithshëm të provimeve në mënyre të tillë që të evitohen grumbullime të një numri të madh studentësh nëpër ambjente.

6- Titullarët e lëndëve, të cilët kanë njoftuar më pare për prezencë fizike në auditor dhetashmë duan ta kryejnë online, të njoftojnë me email deri me datë 15.02.2021, ora 9.00, në sekretarinë mësimore

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Dekanati i uron studentëve dhe pedagogëve, shëndet të plotë dhe suksese në këtë Sezon Provimesh.

FAU | 11.02.2021

Bashkengjitur gjeni shkresen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, “Mbi zhvillimin e disa prej provimeve të lëndëve specifike në auditor”.

Do të njoftoheni në ditët në vijim mbi ndryshimet e mundshme në Strukturën mësimore si dhe datat e provimeve, të përshtatura sipas pikave të shkresës.

Kliko këtu për lexuar shkresën në Pdf:

SHKRESA MASR

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency