MATERIAL INFORMUES MBI PJESMARRJEN NË STUDION E DIPLOMËS / PROFIL URBANIST | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: admin Fau

Njoftim

Të nderuar kolegë dhe të dashur studentë!

Ju njoftojmë se ekipi i Platformës E-Fau së bashku me Sekretarinë e Fau, po përditësojnë listat e grupeve mësimore në varësi të dorëzimit dhe skanimeve të procesverbaleve të detyrimeve / provimit. Për shkak të Covid 19 janë ende disa procesverbale nga sezoni i vjeshtës pa u dorëzuar në sekretari, te cilat pritet të dorëzohen ditën e hënë.
Ndaj ju lutem, mos u surprizoni nëse në Platformën E-Fau, ndonjë studenti mund të mos i shfaqen ndonjë lëndë në të cilët ka qenë i regjistruar më parë, ndërsa lektorit mund ti shfaqen ndonjë numër më i pakët studentësh në raport me listat e javës së shkuar.  

Vetëm pasi të skanohen të gjithë procesverbalet do të mund të kemi në sekretari dhe në platformë azhornimin e plote të grupeve mësimore. Ky problem i ardhur si pasojë e situatës jo normale të pandemisë do të zgjidhet së shpejti në fillim të javës.

Ju lutemi në mirëkuptimin dhe në bashkëpunimin tuaj.

Ju urojmë të gjithëve shëndet të mirë,

Dekanati

Të dashur studentë!

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale,

është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete

për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës

në Universitetin Politeknik të Torinos, në Itali.

Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni duke klikuar këtu:

http://upt.al/bashkepunime/aktivitete/1153-njoftim-hapet-thirrja-per-mobilitete-bursa-studentesh-te-upt-se-ne-kuader-te-marreveshjes-ka1-te-programit-erasmus-ne-universitetin-politeknik-te-torinos-ne-itali-2

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 25 Nëntor 2020.

NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se:

  • për studentët që janë përsëritës,
  • për studentët që kanë lëndë të mbartura,
  • si dhe për studentët të cilët duhet të ndjekin lëndët Studio apo tjetër, (pra ata të cilët nuk kane fituar detyrimet e seminareve),

duhet të kontaktojnë me email titullarët e lëndës, në mënyrë që ata ti shtojnë studentet në listën e klasës përkatëse.

Ky njoftim vlen për te gjitha vitet në Fau.

 

Për të marrë emailet e pedagogëve  klikoni këtu:

 

Lista e lektoreve_ Departamenti i Arkitektures_01

Lista e lektoreve_ Departamenti i Urbanistikes_01

Lista e lektoreve_DRTA_01

Lista e lektoreve_MPRMK_01

Suksese!

Në kuadër të marrveshjes bilaterale,

Erasmus + Programe Key Action 1,

ndërmjet: 

Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Anhalt (Gjermani)

dhe

Universitetit Politeknik të Tiranës,

hapet thirrja për aplikime.

Ju lutem, nese jeni te interesuar,

klikoni në:

thirrja Erasmus Anhalt University

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency