Author Archives: admin Fau
26 Mar 2020 - MBI MËSIMDHËNIEN ONLINE NË FAU
Të dashur studentë,
Për të lehtësuar komunikimin midis stafit akademik, atij administrativ dhe studentëve në ditët e karantinës së detyruar për shkak të Pandemisë duhet të përdorim platformat e komunikimit online Google Classroom dhe ZOOM.
Me qëllimin zhvillimin e mësimit në te gjitha programet mësimore ka nisur krijimi i klasave virtuale në Google Classroom.
Departamentet që mbulojnë programet respektive po përgatisin listën e kodeve për lëndët e programit që do të zhvillohen online.
PER T’U REGJISTRUAR NE PLATFORMEN GOOGLE CLASSROOMS STUDENTET DUHET TE KENE TE HAPUR NJE LLOGARI Email: …….@gmail.com
Adresat e reja ti dergohen ne baze Grupi te Sekretaria Mesimore ne adresen email: fausekretaria@gmail.com
Ju lutem, kontrolloni në vazhdimësi përditesimin e kodeve të lëndëve.
Hapat për t’u regjistruar në Google Classroom
Ju duhet te regjistroheni në kurset respektive sipas udhezimeve te videos bashkengjitur.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=ocRY8_YtEtM&feature=emb_logo
Hapat për të zhvilluar webinar me aplikacionin ZOOM
Kliko këtu për manualin: Aplikacioni ZOOM!
Ndiqni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?time_continue=18&v=6VDtxvp4E2A&feature=emb_logo
Të dashur Studentë,
Duke qenë të vetëdijshëm për situatën e rëndë të krijuar nga epidemia e Covid 19 në vendin tonë dhe më gjerë, situatë që edhe mund të përshkallëzohet edhe më tej, shpresoj dhe uroj qe ju dhe të gjithë të dashurit tuaj, të gëzoni shëndet të plotë.
Siç jeni në dijeni, është pezulluar përkohësisht mësimi në FAU (si në të gjitha IAL-të në vend), deri në datën 03.04.2020, dhe sipas të gjitha gjasave, duke parë situatën aktuale do vazhdojë të jetë i pezulluar edhe përtej kësaj date.
Mbështetur në nenin 42 të ligjit nr. 80/2105, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë,” nenin 19 të Statutit të Universitetit Politeknik të Tiranës, pikën 4 të urdhrit nr. 156, datë 10.03.2020 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për marrjen e masave të veçanta në parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”, në kërkesat dhe porositë e përcjella përmes e-mail-it nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe në urdhrin nr. 31, datë 23.03.2020, të Rektorit të Universitetit Politeknik “Mbi zhvillimin e procesit mësimor online në Universitetin Politeknik të Tiranës”, Dekanati i FAU, me Vendim nr. 19 prot. të datës 23.03.2020 vendosi:
Fillimin e procesit mësimor “online” në të gjitha programet e studimit që mbulon Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës si më poshtë:
· Master Shkencor në Arkitekturë – Profili Arkitekt
· Master Shkencor në Arkitekturë – Profili Urbanist
· Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture
· Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn
· Programi i Doktoratës
Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim ka shqyrtuar si të mundshme përdorimin e platformave të Google Classroom dhe Zoom. Për shkak të specifikës së mësimdhënies në disa lëndë të programit mësimor si: Studio Projektimi, Kompozim, Bazat e Vizatimit, Dizajn, etj., po shikohet dhe mundësia e përdorimit dhe të platformave të tjera alternative.
Informacion më të plotë për platformat e mësimdhënies, si dhe për mënyrën e aksesit në to, do ta merrni në vazhdim në faqen zyrtare web të FAU www.fau.edu.al.
Informacion për datën e fillimit të mësimit, orarin e studimeve të semestrit të dytë, mënyrën se kur dhe si do të mbyllet sezoni i provimeve të dimrit 2020, do ta merrni në faqet zyrtare web të UPT www.upt.al dhe të FAU www.fau.edu.al.
Për cdo pyetje apo paqartësi që do të keni, në këtë periudhë aspak të zakonshme për të gjithë, ju lutem kontaktoni në adresën email-it: info@fau.edu.al.
Shpresojmë se së bashku do të ja dalim mbanë, deri në rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit.
Dekani
Prof. Dr. Florian Nepravishta
Kriteret e pranimit në Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Për programet e integruara të studimit:
- Master i Shkencave në Arkitekturë-Profili Arkitekt
- Master i Shkencave në Arkitekturë-Profili Urbanist
dhe për programin e studimit:
- Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn
ka vendosur këto kritere pranimi:
- Kandidatët duhet të kenë mesataren e shkollës së mesme mbi 6 (gjashtë).
- Renditja e aplikuesve do të bëhet referuar pikëve të grumbulluara sipas formulës:
0.6 * Mes(VKM) * Kkoef. Shkollës* 1000 + 0.4 * T(Testi) * 100
Mes(VKM), nota mesatare e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për vitin akademik 2020 – 2021, sipas Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë” neni 74, pika 1;
Kkoef. Shkollës, koeficienti i shkollës së mesme, për vitin akademik 2020-2021.
T(Testi), rezultati i testimit, i organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, i cili përbëhet nga katër (4) komponentë:
- Test i arsyetimit logjik 25% T(Testi), (25 pikë)
- Test i kulturës së përgjithshme 25% T(Testi), (25 pikë)
- Test i historisë dhe historisë së arkitekturës 25% T(Testi), (25 pikë)
- Test i vizatimit dhe prezantimit 25% T(Testi), (25 pikë)
28 Jan 2020 - Njoftim per vend te lire pune ne FAU
Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Departamenti i Urbanistikës, kërkon të punësojë 1 (një) personel akademik me kohë të plotë të kategorisë Lektor i cili do të angazhohet për lëndët:
a) Lektor në lëndën “Analizë qyteti dhe territori”
b) Asistent-lektor në lëndën “Urbanistikë 2”
Me shume informacion gjeni:
FAU,FIM-Njoftim per vende te lira
Ne datën 23 Dhjetor 2019 ne FAU u zhvillua mbrojtja e disertacioneve për fitimin e gradës shkencore Doktor i kandidateve:
OGRI MANE – Universiteti i Tiranes
ROZAFA BASHA – Universiteti i Prishtinës, Kosove
NURAN SALIU – Universiteti i Tetovës, Maqedonia e Veriut
Kandidatet nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut prezantuan me sukses punimet e tyre shkencore ne kuadrin e Shkollës se Doktoraturës ne Arkitekture dhe Urbanistike te FAU. Punimet u vlerësuan nga juria dhe pjesëmarrësit ne këtë aktivitet për cilësinë e lartë.
Vlerësimi u realizua nga profesor përfaqësues te katër universiteteve:
- Prof. Andrea Maliqari Rektor i UPT, Prof. Florian Nepravishta Dekan i FAU, Prof. Asoc. Armand Vokshi Pergjegjesi i DU, FAU, Prof. Asoc. Akli Fundo Zv. Rektor i UPT
- Prof. Abdullah Zejnullahu, Dekan i Fakultetit te Ndërtimtarisë, Prof. Fevzi Berisha Dekan i Fakultetit te Arkitektures dhe Prof. Violeta Nushi Prodekane e Fakultetit te Arkitekturës te Universitetit te Prishtinës
- Prof. Asoc. Kujtim Elezi, Universiteti i Tetoves, Maqedonia e Veriut
- Prof. Asoc. Iris Pojani, Universiteti i Tiranes
OGRI MANE
Prezantim i disertacionit me temë:
ANALIZA E FENOMENIT TË DENSIFIKIMIT TË NDËRTIMEVE URBANE NË QYTETI E TIRANËS. TIRANA QYTET KOMPAKT
ROZAFA BASHA
Prezantim i disertacionit me temë:
HAPËSIRAT PUBLIKE PËR TË GJITHË – RASTET STUDIMORE PRISHTINË DHE PRIZREN
NURAN SALIU
Prezantim i disertacionit me temë:
METODA AUTOMATIKE NË PROJEKTIM ME APLIKIM NË PROJEKTIMIN E SPITALEVE