Marrëveshje bashkëpunimi mes UPT dhe EMU | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: Gjergji Islami

Foto

Një protokoll bashkëpunimi u nënshkrua më 17 Nëntor 2014 me qëllimin për të forcuar lidhjet akademike mes Eastern Mediterranean University dhe Universitetit Politeknik të Tiranës. Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës Akademik Jorgaq Kaçani, Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës Prof. Dr. Andrea Maliqari dhe Zv. Dekani Gjergji Islami firmosën marrëveshjen në zyrën e Rektorit të EMU Prof. Dr. Necdet Osam.

Gjatë vizitës, Prof. Dr. Osam shprehu kënaqësinë e tij për pritjen e përfaqësuesve të UPT në Eastern Mediteranean University. Rektori Kaçani përcolli përshtypjet e tij më të mira për standardet ndërkombëtare dhe cilësinë e lartë akademike të ofruar në EMU dhe theksoi se ndihet mjaft i nderuar që vendos një protokoll bashkëpunimi me këtë universitet. Pasi të dy rektorët firmosën protokollet e bashkëpunimit, një marrëveshje tjetër me qëllim forcimin e marrëdhënieve mes dy fakulteteve të arkitekturës u firmos nga Dekanja e Fakultetit të Arkitekturës në EMU Prof. Dr. Şebnem Hoşkara, Zv. Dekanja As. Prof. Dr. Özlem Olgaç Türker si dhe Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në UPT Prof. Dr. Andrea Maliqari dhe Zv. Dekani Gjergji Islami.

Protokollet e vendosura mes dy institucioneve do të mundësojnë ndarjen e informacionit dhe rezultateve të kërkimit shkencor si dhe shkëmbimin e studentëve dhe anëtarëve të stafit akademik. Pjesëmarrës në ceremoninë e firmosjes së bashkëpunimit për EMU ishin edhe Zv. Rektori për çështjet Akademike Prof. Dr. Ahmet Sözen, Zv. Rektori për Promocionin Prof. Dr. Hasan Amca dhe Zv. Rektorja për çështjet e Studentëve Prof. Dr. Hıfsiye Pulhan. Në fund të takimit palët shkëmbyen edhe dhuratat e përgatitura për këtë rast.

Burimi: www.emu.edu.tr

11 Nov 2014 - Java e gjelbër

Java e gjelbër në FAU përfshiu një seri aktivitetetesh të fokusuara mbi marrëdhënien mes individit dhe mjedisit me qëllim nxitjen dhe promovimin e kulturës ambientale. Aktivitetet përfshinë workshope për ideimin dhe realizimin e filmave të gjelbër si dhe realizimin e strukturave dhe objekteve utilitare me materiale të ricikluara.
Rezultati i aktiviteteve u paraqit në Panairin ‘Energjia Sfida e së Ardhmes’, zhvilluar në 7-9 Nëntor në Tirana Expo Center. Në këtë panair FAU ndërtoi pavionin ‘Dhoma e Ndenjes’.


Qëllimi i këtij pavioni është ndërgjegjësimi mbi çështjet e energjisë dhe mjedisit duke vendosur në qendër të vëmendjes individin si faktorin dhe aktorin thelbësor në sfidën e zhvillimit të qëndrueshëm.
Pavioni është konceptuar si një dhomë ndenje e projektuar dhe e ndërtuar nga studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (UPT) me materiale të ripërdorura. Objekte të përdorimit të përditshëm shndërrohen në mënyrë kreative në module hapesirë-formuese duke evidentuar potencialin e përdorimeve alternative dhe jo-konvencionale të tyre. Ripërdorimi i materialeve është një kulturë që ka ndikim të drejtperdrejtë në reduktimin e mbetjeve, të energjisë për prodhimin e materialeve të reja si dhe kujdesin ndaj burimeve. Përbërësit e pavionit janë:
– Struktura e dhomës është ndërtuar me mbi 2000 module me karton ambalazhi, i cili në vetvete është një material i ricikluar. Këto module janë bashkuar me njëri-tjetrin duke krijuar elemente të qëndrueshëm dhe duke kompozuar një konfigurim gjeometrik.
– Ndriçuesi është krijuar duke shfrytëzuar gotat plastike si material bazë. Koncepti i zgjedhur në këtë rast është ‘Out of Scale’, duke ekzagjeruar përmasat e elementit me qëllim përqëndrimin e vëmendjes tek problematika kryesore që pavioni do të ngrejë: ENERGJIA.
– Filmat e shkurtër që projektohen në dyshemenë e pavionit janë konceptuar dhe realizuar nga studentët dhe kanë për qëllim ndërgjegjësimin e shikuesve për çështjet e ambientit dhe energjisë.
– Karriget dhe qilimat janë realizuar duke ripërdorur material të jetës së përditshme si kartonat e ambalazhit dhe veshjet e vjetra. Nëpërmjet dizajnit si mjet komunikimi synohet nxitja për përdorim kreativ i materialeve të jetës së përditshme.

Për ti ardhur në ndihmë studentëve, UPT organizon sesionin e Majit sipas modaliteteve të mëposhtme:

Sesioni do të zhvillohet në periudhën 5-16 Maj
Numri maksimal i provimeve që mund të japë një student është 3
Studentët mund të bëjnë kërkesë për regjistrim deri më 30 Prill pranë sekretarisë mësimore
Shlyerja e detyrimeve kryhet deri në datë 2 Maj
Studentët që rezultojnë jokalues në një lëndë nuk do të lejohen të futen në provimin e kësaj lënde gjatë sesionit pasardhës (sesioni i verës)

Dekanati FAU

17 Apr 2014 - Bursa studimi në Kinë

Sino-Central and Eastern Europe Exchange Scholarship

In order to promote the Chinese Government Scholarship program and attract excellent students from Central and Eastern Europe to pursue education in China, the China Scholarship Council launched the Sino-Central and Eastern Europe Exchange Scholarship.

The scholarship is open to 16 countries in Central and Eastern Europe, including: Albania, Estonia, Bulgaria, BA Bosnia Hercegovina, Poland, Czech Republic, Croatia, Latvia, Lithuania, Romania, Macedonia, Serbia, Montenegro, Slovakia, Slovenia and Hungary.

This initiative was strongly supported by the Chinese government and each year, Chinese government allots a large sum of fund as scholarship to support the universities to accept students from this region. Northwestern Polytechnical University (NPU), under this initiative, joins the program.

The students who have officially registered at the universities or colleges in Central and Eastern Europe may apply for the scholarship to support his/her study at universities in China.

 

The scholarship covers:

1. tuition fees, textbook fees, registration fees; dormitory fees (electricity and water are not included);

2. monthly allowances.

Students do not have to pursue their degrees at NPU. The scholarship is open to exchange students, short-term visiting students, language students, and coming to China for trainings and etc. (staying for at least 3 months)

Before the students apply, to safeguard the students and to ensure the effectiveness of student’s studying result, the host university or college in Central and Eastern Europe should make an agreement on this issue with NPU, mentioning that the universities must recognize the credits students gain in China.

Students who have interest in studying at NPU may submit their applications to the International Office of their own universities or colleges. NPU will accept the students recommended by the International Office of students’ own universities. The application starts from 1st May to 20th June, 2014.

Download catalog:

01

02

Të gjithë studentët e FAU mund të aplikojnë për Kartën Bashkiake të Studentit dhe të përfitojnë të gjitha shërbimet që u ofrohen nëpërmjet kësaj karte.

Aplikimi mund të kryhet online në:

http://tirana.gov.al/sq/Karta-bashkiake-e-studentit

Karta Bashkiake e Studentit eshte nje nisme e Bashkise Tirane, per t’u mundesuar studenteve te qytetit te Tiranes, ofrimin e produkteve ose sherbimeve me ulje cmimi apo me kushte te favorshme nga veprimtarite e biznesit qe do perfshihen si partnere ne kete program
Karta Bashkiake e Studentit identifikon mbajtesin e saj si student te institucioneve arsimore te qytetit te Tiranes dhe si anetar te programit te Kartes Bashkiake te Studentit.

Mbajtësit e Kartes Bashkiake te Studentit mund të përfitojnë shërbime apo produkte me ulje çmimi, apo me kushte të volitshme pranë partnerëve që janë pjesë e këtij programi.

Cdo student i institucioneve te arsimit te larte te qytetit te Tiranes, i cili eshte ne moshen nga 18 vjec deri 28 vjec, mund te aplikoje per perfitimin e Kartes Bashkiake te Studentit.
Aplikantet duhet te jene studente prane njerit prej institucioneve te arsimit te larte te qytetit te Tiranes, si dhe duhet te paraqiten personalisht se bashku me leternjoftimin ID (karta e identitetit) per te kryer aplikimin prane njeres prej pikave te vena ne funksionim per kete ceshtje.

Më tepër informacion mund të merrni në:

https://www.facebook.com/tiranastudent

23 Mar 2014 - 100 Pemë nga FAU

100 pemë nga FAU – Mbjellja e pemëve në bllokun “Partizani”

Në datat 21 – 22 Mars 2014 nën angazhimin e studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe iniciativës Mbill Pemën Tënde në hapësirën urbane të bllokut “Partizani” në rrugën Muhamet Gjollesha u mbollën 100 peme te ndryshme te llojeve Bredh, Pishë, Bli, Mimozë dhe Qiparis.

Qëllimi iiniciativës është te ndërgjegjësojë arkitektët dhe urbanistët e ardhshëm për impaktin e gjelbërimit në hapësirën urbane në menyrë që të rritet ndjeshmëria kundrejt aspekteve ambientale të projektimit. Synimi i këtij aksioni është të percjellë mesazhe pozitive në komunitet duke ndikuar në krijimin e “kulturës së gjelbër”.

10003347_688579751181392_840063621_n

Kjo fushatë mbjelljeje u zhvillua pas workshopit të organizuar në FAU për hartimin e projektit për gjelbërimin dhe përmirësimin e peizazhit në bllokun “Partizani”.

Workshopi është realizuar në dy faza:

1- Projektimi i hapësirës së gjelber nga studentët e FAU nëpërmjet studimit të elementëve të peizazhit dhe analizës së kontekstit aktual në bllokun “Partizani”. Kjo fazë u zhvillua në datat 17, 18, 19 Mars dhe në përfundim të saj u pergatit nga studentët projektzbatimi i mbjelljes së pemëve dhe përmirësimit të peizazhit, i cili filloi të zbatohej në dt. 21 Mars

1977348_266878113479115_1878041959_n

2- Mbjellja e rreth 100 pemëve në datat 21-22 Mars nëpërmjet kontributit të studentëve dhe pedagogëve dhe me ndihmën e iniciativës Mbill Pemën Tënde, Bashkisë Tiranë si dhe Njësisë Bashkiake Nr.7.

20140321_092048

Datat e zgjedhura përkojnë me Ditën Ndërkombëtare të pyjeve, 21 Marsin, të shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Kjo ditë kujton dhe rrit ndërgjegjesimin mbi rëndësine e pyjeve. Ne këtë ditë inkurajohen përpjekje dhe aktivitete promovuese si mbjellja e pemëve.

1939530_688584624514238_773292197_n

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency