Konkurs projektimi | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: Gjergji Islami

12 Mar 2014 - Konkurs projektimi

Konkurs projektimi për kullat e vrojtimit

Agjencia Kombëtare e Bregdetit me qëllim promovimin e shëndetit dhe sigurisë publike, si dhe identitetit dhe kulturës së zonave bregdetare, shpall konkursin universitar për projektimin e kullave vrojtuese përgjatë bregdetit shqiptar.
Ky konkurs synon përfshirjen e departamenteve të projektimit dhe arkitektuës në të gjitha universitetet kombëtare me qëllim angazhimin dhe zhvillimin e talenteve studentore gjatë ndërtimit të strukturave bregdetare përgjatë gjithë territorit shqiptar. Natyra e propozimeve do të prekë dhe hulumtojë mbi gjithë fazat e proçesit të projektimit duke ofruar një projekt propozim të plotë dhe të gatshëm për zbatim.

Shkarkoni programin:

1901271_258151281018465_1869724168_n

Ceremonia e Diplomimit në FAU për vitin akademik 2012-2013 u zhvillua në datë 13.02.2014 në Godinën B. Në shpërndarjen e 40 diplomave morën pjesë Dekani i FAU Prof. Andrea Maliqari, Dekani i FIN (Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit) Prof. Asoc. Gëzim Hasko, Zv. Dekani i FAU Gjergji Islami si dhe Pergjegjësi i Departamentit të Urbanistikës Dritan Çaro.

Në fjalën përshëndetëse Prof. Maliqari theksoi rolin dhe traditën e FAU në arritjet në fushën e arkitekturës dh urbanistikës në vend si dhe uroi studentët për një karrierë të suksesshme.

1622739_258151124351814_1996856983_n

Një fjalë përshëndetëse u mbajt edhe nga MSc. Saimira Mitrushi e cila ishte studentja e diplomuar me rezultatet më të larta në ketë ceremoni.

Pas dhënies së diplomave, atmosfera u ngroh nga surprizat e përgatitura nga një grup studentësh. Ceremonia u mbyll me hedhjen tradicionale të kapeleve që u pasua nga fotografi të shumta me kolegët, profesorët dhe familjarët e të diplomuarve.

1656057_258151264351800_610272469_n  1011677_258153157684944_203587114_n

27 Jan 2014 - Sondazh

Na ndihmoni të përmirësohemi nëpërmjet pjesëmarrjes në sondazh.

online surveys

Faleminderit për përgjigjet tuaja!

24 Dec 2013 - Rezultatet e zgjedhjeve

Rezultatet e zgjedhjeve të datës 20.12.2013 në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës për:

Anëtar të këshillit të FAU – Departamenti i Arkitekturës

  • Prof. Agron Lufi
  • Daniel Qamo
  • Gjergji Islami
  • Petri Ilo

Anëtar të këshillit të FAU – Departamenti i Urbanistikës

  • Klaud Manehasa
  • Dr. Armand Vokshi

Anëtar të këshillit të FAU – Përfaqësues të studentëve

  • Ejona Veliu
  • Arbër Habilaj

Anëtar të senatit të UPT

  • Prof. Agron Lufi
  • Prof. Asoc. Lumturi Mëniku

Anëtar të senatit të UPT- Përfaqësues i studentëve

  • Angjelina Arapi

05 Dec 2013 - Njoftim

Mbështetur në urdhërin Nr.482, datë 21.11.2013 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, në datë 20 Dhjetor 2013 do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për:

 

  • Përgjegjësin e Departamentit të Urbanistikës
  • Vëndet e lira në Këshillin e Fakultetit (7 vënde vakante)
  • Anëtaret e Senatit (2 vënde vakante)
  • Anëtari i Këshillit të Administrimit (1 vënd)
  • Përfaqësuesit e studentëve në Këshillin e Fakultetit (2 vënde )

 

DEKANATI

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës

 

25 Oct 2013 - Mbrojtja e Diplomave

FAU ju uron suksese në prezantimin dhe mbrojtjen e diplomave!

Ju falënderojmë për përkushtimin tuaj gjatë studimeve!

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency