Universiteti Politeknik i Tiranës për të katërtin vit radhazi boton “Guidën studentore”, kaq të rëndësishme për studentët e vitit të parë dhe që ka për qëllim të shërbejë si një udhërrëfyes për lehtësimin dhe përmirësimin e jetës suaj studentore. Kjo guidë do të ketë karakter:
– informues mbi të drejtat dhe detyrimet e studentëve, vendndodhjet, strukturën e brendshme të universitetit të tyre, ndarjen e fakulteteve dhe pikat e kontakteve të rëndësishme;
– orientues mbi njohjen e sistemit të transportit urban, qytetas dhe ndërqytetas që ndihmon në lehtësimin e aktivitetit të ngarkuar ditor;
– njohës mbi tarifat, adresat dhe kontaktet e nevojshme dhe të domosdoshme të çdo institucioni në shërbim të qytetarit dhe më specifikisht në shërbim të studentit.