Me rastin e fillimit të studimeve në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), studentët e vitit të parë janë të ftuar të marrin pjesë në takimin me Dekanin, Prof. Dr. Armand Vokshi dhe anëtarë të tjerë të Dekanatit për një fjalë përshëndetëse dhe njohëse mbi aktivitetin e FAU.
Takimi do të zhvillohet me datë:
17.10.2022 në oren 9.30 Aula Magna “Silvano Pedrollo” Kati i 2, UPT Sheshi “Nënë Tereza”
Ju njoftojmë se për vitin akademik 2022-2023, duke filluar nga dita e hënë 17.10.2022, i gjithë aktiviteti akademik i FAU do të zhvillohet në godinën e UPT në sheshin Nënë Tereza dhe jo më në rrugën Muhamet Gjollesha.
Ftojmë të gjithë studentët, stafin akademik dhe administrativ të akomodohet në ambientet të cilat do të specifikohen në orarin e ri, i cili po përshtatet për ambientet e reja tek UPT. Kjo zhvendosje vjen si pjesë e transformimeve shumë pozitive që pritet të ndodhin tashmë me ndërtimin e godinës së re bashkëkohore për të dy fakultetet FAU dhe FIN në rrugën Muhamet Gjollesha, në vendin e ndërtesës ekzistuese të dëmtuar nga tërmeti. SUKSESE TË GJITË KOMUNITETIT TË FAU!
Gjeni bashkangjitur kalendarin e aktiviteteve të pranimit dhe strukturën vjetore të procesit mësimor, për ciklin e dytë të studimeve, viti akdemik 2022-2023:
Gjeni bashkangjitur dokumentin me udhëzimin për frekuentimin e procesit mësimor sipas llojit të veprimtarive mësimore në auditor dhe ciklit të studimit:
Në kuadër të Marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete, për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, (Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Fakulteti i Inxhinierisë Matematike & Inxhinierisë Fizike), në University Institute of Lisbon. Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:
FAU dhe Expocity organizojnë konkursin me temë: “Ndërto të ardhmen” për të gjithë studentët e diplomuar në vitet 2020-2021 dhe 2021-2022 në Fau, me synimin e evidentimit të diplomave më të mira.
Nëpëmjet këtij konkursi, Fau fton të gjithë të diplomuarit në vitet akademike 2020-2021 dhe 2021-2022, në të gjitha degët dhe profilet e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në UPT, të sjellin punët e tyre në konkurs.
Konkursi krijues përfshin 3 çmime të para.
Afati për t’u regjistruar dhe dorëzuar punën tuaj online deri më 22 Tetor 2022, ora 18.00 nëpërmjet linkut:
Ky konkurs me titull “Ndërto të ardhmen” është i propozuar nga FAU dhe Expocity dhe ka disa qëllime:
Së pari synohet të përzgjedhet diploma më e mirë pavarësisht madhësisë, fushës, funksioinit etj.
Së dyti konkursi synon evidentimin e një vepre kreative, të transformuar nëpërmjet një koncepti të qëndrueshëm përmes të menduarit në mënyrë kritike.
Pjesëmarrësve do tu mundësohet ekspozimi i paneleve 180×80 në një ekspozitë tërheqëse dhe kreative në ambientet e Expocity, me të cilat do të paraqitet cilësia e punimeve të përzgjedhura nga juria.
Eksspozita dhe konkursi ka për qëllim promovimin e talenteve të reja të sapodala nga auditorët e Fau.
PËRMARRËSIT NË KONKURSIT Nisma eshte e hapur për të gjithë studentët e diplomuar në Fau.
Ata do të konkurrojnë vetem si individë.
Pjesëmarrësit janë të jenë të lirë të faqosin posterin e tyre sipas dëshirës. Ekspozita do të jetë e ekspozuar në Expocity me date 27 tetor dhe cmimet do të shpërndahen me datë 29 tetor.
ÇMIMET E KONKURSIT Çmimet që do të fitohen do të jenë të llojeve të ndryshme. Çmimet në para do t’u jepen fituesve në mënyrat e mëposhtme:
600 € për klasifikimin e parë;
400 € në klasifikimin e dytë;
200 € për vendin e 3-të.
Përveç kësaj, “20 ZGJEDHJET MË TË MIRA” do të zgjidhen dhe do të kenë shikueshmëri në faqen www.fau.edu.al dhe në site të tjera të arkitekturës.
Të gjithë, fituesit dhe ata të “20 ZGJEDHJET MË TË MIRA”, do të marrin një certifikatë nderi pjesëmarrjeje.
Rezultatet do të shpallen më 29 Tetor 2022.
PARAQITJA E PROJEKTIT Propozimi krijues duhet të paraqitet me një fletë të vetme 180×80 (e vendosur ekskluzivisht ne vertikal), në të cila përfshin të gjitha të dhënat e autorit. Projekti duhet të jetë i shkruar në SHQIP dhe jo më shumë se 250 fjalë brenda fletës 180×80 cm. Kompozimi është i lirë. Propozimi mund të bëhet me teknikën e zgjedhur nga kandidatët (diagrame, skica, modele dhe vizualizime 3D, vizatime CAD, etj.). Për detaje të mëtejshme mbi metodat e prezantimit tek Expocity të projektit do të tregohen në njoftimet e mëvonshme.
SI TË MARRËSH PJESË? Aplikimi për pjesëmarrje në konkursin krijues “Ndërto të ardhmen” duhet të dërgohet në adresën
Orari i intervistave për personel akademik me kohë të pjesshme datë 06.10.2022 nga komisionet e ngritura pranë Departamentit të Restaurimit dhe Teknologjisë së Arkitekturës:
DITA E ENERGJISË SË QËNDRUESHME – ASED ‘22 30 Shtator 2022 Ambasada e Paqes – Tiranë EU Sustainable Energy Week është eventi më i rëndesishëm i dedikuar burimeve të rinovueshme dhe energjisë efiçiente në Europë. Këtë vit tema e ASED‘22 është: ‘Të jemi të gjelbërt dhe digjital për tranzicionin energjetik të Evropës’. ASED ‘22 sjell së bashku një rang të gjerë partnerësh si politikëbërës, përfaqësues të industrisë dhe qytetarë gjatë një konference 3-ditore të politikës në Bruksel. Ajo ofron oportunitete të ndryshme për networking si edhe përfshin ngjarjet lokale të qëndrueshme – Ditët e Energjisë – që organizohen nga organizata private dhe publike dhe mbahen në të gjithë Evropën. Këtë vit, organizuar nga BERC dhe pik.ark, mbeshtetur nga Fau dhe Shash, Dita Shqiptare e Energjisë së Qëndrueshme – ASED’22 do të mbahet për herë të parë në Tiranë, duke bashkuar profesionistë nga qeveria vendore dhe qëndrore, akademia dhe industria, me synimin për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen nga tregu shqiptar. Jeni të mirëpritur!