
14 Jul 2022 - Ceremonia e çmimeve për Konkursin Riciklo Kreativ

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Cultural Heritage Without Borders (CHWB) shpallet thirrja për aplikime, për Kampin e 50-të Rajonal të Restaurimit (RRC), do të zhvillohet në Vitsa të Zagorit në Greqi, si dhe në Gjirokastër.
Është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë pjesëmarrësit që të kontribuojnë në ruajtjen, interpretimin dhe dokumentimin e disa aseteve shumë përfaqësuese të trashëgimisë kulturore. Falë ekspertizës së partnerëve të Kampit, nga Shqipëria, Greqia, Suedia, SHBA, Britania e Madhe etj, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri teorike mbi konservimin, dokumentimin dhe interpretimin e strukturave historike lokale me vlerë dhe aspekte të trashëgimisë jomateriale. Nëpërmjet një qasjeje praktike dhe me mbështetjen e mjeshtrave vendas, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen më shumë me materialet dhe teknikat tradicionale lokale të përdorura në këto vende.
Afati i fundit për aplikim: 17 Korrik 2022.
Të interesuarit për aplikim, si pjesëmarrës apo si vullnetarë, janë të lutur të klikojnë në linkun: application
SHËNIM: Kjo thirrje rihapet vetëm për një aplikim ( preferohet student i profilit Urbanistikë )
Në kuadrin e marrëveshjes dy palëshe ndërmjet FAU dhe Universitetit IUAV i Venezias, “An Implementation Agreement for Academic Cooperation for Seting Up a Double Degree”
dhe në kuadrin e programit Erasmus+ KA 1, është hapur thirrja për aplikime për Bursa, për studentët Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, të cilët mund të kryejnë studime pranë Universitetit IUAV të Venezias, në Itali.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Niveli i mobilitetit për studentët:
Kohëzgjatja e bursave:
Fusha e studimit:
Numri total i studentëve: 1 student
Kushte paraprake për studentët:
Studentët duhet të kenë fituar të 180 kreditet e 3 viteve te para. Gjatë procesit të seleksionimit të kandidatëve, do të jenë fitues ata studentë që nuk kanë lëndë të mbartura për frekuentim, dhe nuk kanë asnjë provim të mbartur deri në momentin e aplikimit.
Dokumentat e nevojshme për aplikim, për studentët:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti;
– Listë notash deri në momentin e aplikimit;
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
– Çertifikatë e gjuhës së huaj ( Italisht CELI, ose Anglisht TOEFL/CEFR, B2 )*;
– Dokumenti Learning Agreement**
* Niveli minimal i kërkuar për të dyja gjuhët është B2. Nëse do të përzgjidhen lëndë që zhvillohen në të dyja gjuhët, studenti duhet të plotësojë nivelin minimal të kërkuar për të dyja këto gjuhë duke e vërtetuar me çertifikatën përkatëse të gjuhës së huaj.
**Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin Politeknik të Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin në Venezia, lëndë të njëjta ose ekuivalente me ato që do të kryenit në vitin përkatës në Fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik i Fakultetit dhe nga Zv/Rektori i UPT-së për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.
Për të shkarkuar formatin e “Learning Agreement” klikoni si më poshtë:
https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/documents/applicants/learning-agreement_en
për të patur informacion mbi lëndët që zhvillohen në Universitetin e Venezias, klikoni në:
http://www.iuav.it/Didattica1/lauree/MAGISTRALI/ARCHITETTU/
Afati për aplikim: deri më 21 Korrik 2022 ora 14.00
Aplikimi kryhet pranë Sekretarisë Mësimore të FAU.
Afati i aplikimit është deri më 25 Korrik 2022, ora 12.00.
Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në University of Applied Sciences, në Nysa, Poloni.
Për më shumë informacion, shikoni dokumentin e mëposhtëm:
Template diploma:
RREGULLAT E PRANIMIT DHE DORËZIMIT TE PROJEKTIT TE DIPLOMËS
Taylor & Francis Reference Style
Template Relacioni i Diplomes FAU_2014_rev01_2022
KOPERTINA A3 E DIPLOMES
VULA E DIPLOMES
Poster diplome:
poster diplome
DEKAN
Prof. Dr. Armand Vokshi
Drejtues i DA
Prof. Asoc. Dr. Denada Veizaj
Drejtues i DRTA
Dr. Entela Daci
Drejtues i DU
Dr. Julian Veleshnja
Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe organizatës TOM, ftohen studentët të aplikojnë në projektin TOM’s fellowship program.
TOM është një organizatë jo-fitimprurëse, me qendër në Izrael dhe me programe të implementuara në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali, Gjermani, Greqi, Japoni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapor, SHBA, Nigeri, Indi, Serbi etj.
Ideja kryesore e TOM është përdorimi i të gjitha resurseve të mundshme në mënyrë sa më efektive për të ndihmuar në krijimin e zgjidhjeve inovative dhe ekonomike për sfidat e përditshme të njerëzve me aftësi të kufizuara, të vjetër në moshë, ose në gjendje të vështirë ekonomike për të përballuar zgjidhjet ekzistuese.
Çdo person mund të kontribuojë në të mirë të njerëzimit, dhe TOM synon ta arrijë këtë në Shqipëri.
Studentët e interesuar për TOM’s fellowship program mund të aplikojnë në link-un: website, ose drejtpërdrejt në link-un e regjistrimit: link
Për më tepër informacion, link-u i faqes online të TOM https://tomglobal.org/communities
Më poshtë gjeni informacionin lidhur me:
– Kriteret e pranimit në programet e studimit për vitin akademik 2022-2023
– Planet mësimore të miratuara për vitin akademik 2022-2023
– Kuotat e pranimit për vitin akademik 2022-2023
KONKURSI I PRANIMIT NË FAKULTETIN E ARKITEKTURËS DHE URBANISTIKËS PËR VITIN AKADEMIK 2022-2023.
Programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi janë:
1.Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë)
2.Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë)
3.Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë)
Ju lutem ndiqni njoftimet në faqen e webit të fakultetit https://old.fau.edu.al/
Në direktorinë programet e studimit, informacion mbi testin e pranimit, viti akademik 2022-2023 ( https://old.fau.edu.al/informacion-mbi-testin-e-pranimit-viti-2022-2023/ ) do të gjeni informacion të përditesuar në ditët në vijim.
Njoftimet do të vendosen në web, facebook, istagram.
Në lidhje me testin e pranimit në FAU në vitin e kaluar mund të gjeni informacion të detajuar në link:
https://old.fau.edu.al/informacion-mbi-testin-e-pranimit-konkursi-i-pranimit-viti-akademik-2021-2022/
Suksese.
Hapet thirrja për Mobilitete (Bursa) studentësh të FAU, në kuadër të Marrëveshjes KA1, të Programit Erasmus +, në Universitetin e Venezias IUAV, në Itali
Në kuadrin e marrëveshjes dy palëshe ndërmjet FAU dhe Universitetit IUAV i Venezias, “An Implementation Agreement for Academic Cooperation for Seting Up a Double Degree”
dhe në kuadrin e programit Erasmus+ KA 1, është hapur thirrja për aplikime për Bursa, për studentët Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, të cilët mund të kryejnë studime pranë Universitetit IUAV të Venezias, në Itali.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Niveli i mobilitetit për studentët:
Kohëzgjatja e bursave:
Fusha e studimit:
Numri total i studentëve: 3 studentë
Kushte paraprake për studentët:
Studentët duhet të kenë fituar të 180 kreditet e 3 viteve te para. Gjatë procesit të seleksionimit të kandidatëve, do të jenë fitues ata studentë që nuk kanë lëndë të mbartura për frekuentim, dhe nuk kanë asnjë provim të mbartur deri në momentin e aplikimit.
Dokumentat e nevojshme për aplikim, për studentët:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti;
– Listë notash deri në momentin e aplikimit;
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
– Çertifikatë e gjuhës së huaj ( Italisht CELI, ose Anglisht TOEFL/CEFR, B2 )*;
– Dokumenti Learning Agreement**
* Niveli minimal i kërkuar për të dyja gjuhët është B2. Nëse do të përzgjidhen lëndë që zhvillohen në të dyja gjuhët, studenti duhet të plotësojë nivelin minimal të kërkuar për të dyja këto gjuhë duke e vërtetuar me çertifikatën përkatëse të gjuhës së huaj.
**Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin Politeknik të Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin në Venezia, lëndë të njëjta ose ekuivalente me ato që do të kryenit në vitin përkatës në Fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik i Fakultetit dhe nga Zv/Rektori i UPT-së për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.
Për të shkarkuar formatin e “Learning Agreement” klikoni si më poshtë:
për të patur informacion mbi lëndët që zhvillohen në Universitetin e Venezias, klikoni në:
Afati për aplikim: deri më 12 Korrik 2022 ora 14.00
Aplikimi kryhet pranë Sekretarisë Mësimore të FAU.
Evolve Web Agency
Evolve Web Agency