ORARI I PERDITËSUAR NÈ FAU 30|11|2020 | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
asdasdasd

Category Archives: Uncategorized

Shtyhet thirrja për Mobilitete (Bursa) studentësh të UPT-së, në kuadër të Marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus + në Anhalt University of Applied Sciences, Gjermani

ne linkun me poshte gjenden kushtet e aplikimit:

 

https://www.upt.al/bashkepunime/aktivitete/1169-njoftim-shtyhet-thirrja-per-mobilitete-bursa-studentesh-te-upt-se-ne-kuader-te-marreveshjes-ka1-te-programit-erasmus-ne-anhalt-university-of-applied-sciences-gjermani-2

NJOFTIM

Meqenëse ditët e festave zyrtare përkatësisht datat 28 dhe 29 Nëntor 2020, bien në ditët e pushimit javor, mbështetur në nenin 86, pika 2, të ligjit 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në VKM 511, datë 24.10.2002 “Për kohëzgjatjen e punës dhe pushimet në institucionet Shtetërore”, kreu II/A, pika 3, e përditësuar, ju informoj se dita e hënë me datë 30 Nëntor 2020 është ditë pushimi.  

Pushim të mbarë,

Fau

Njoftim

Të nderuar kolegë dhe të dashur studentë!

Ju njoftojmë se ekipi i Platformës E-Fau së bashku me Sekretarinë e Fau, po përditësojnë listat e grupeve mësimore në varësi të dorëzimit dhe skanimeve të procesverbaleve të detyrimeve / provimit. Për shkak të Covid 19 janë ende disa procesverbale nga sezoni i vjeshtës pa u dorëzuar në sekretari, te cilat pritet të dorëzohen ditën e hënë.
Ndaj ju lutem, mos u surprizoni nëse në Platformën E-Fau, ndonjë studenti mund të mos i shfaqen ndonjë lëndë në të cilët ka qenë i regjistruar më parë, ndërsa lektorit mund ti shfaqen ndonjë numër më i pakët studentësh në raport me listat e javës së shkuar.  

Vetëm pasi të skanohen të gjithë procesverbalet do të mund të kemi në sekretari dhe në platformë azhornimin e plote të grupeve mësimore. Ky problem i ardhur si pasojë e situatës jo normale të pandemisë do të zgjidhet së shpejti në fillim të javës.

Ju lutemi në mirëkuptimin dhe në bashkëpunimin tuaj.

Ju urojmë të gjithëve shëndet të mirë,

Dekanati

19 Nov 2020 - Studio e Diplomës DA

Gjeni në vijim udhëzuesin mbi pjesmarrjen në Studion e Diplomës për vitin akademik 2020-2021 për Departamentin e Arkitekturës (DA). Ky udhëzues ju orienton mbi fushat e kërkimit për katër atelietë e ngritura nga DA dhe për procedurat dhe afatet e regjistrimit.
Suksese

SHKARKONI UDHEZUESIN

Të dashur studentë!

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale,

është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete

për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës

në Universitetin Politeknik të Torinos, në Itali.

Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni duke klikuar këtu:

http://upt.al/bashkepunime/aktivitete/1153-njoftim-hapet-thirrja-per-mobilitete-bursa-studentesh-te-upt-se-ne-kuader-te-marreveshjes-ka1-te-programit-erasmus-ne-universitetin-politeknik-te-torinos-ne-itali-2

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 25 Nëntor 2020.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency