Të dashur studentë,
Urojmë që të jeni mirë me shëndet!
Vazhdon me sukses mësimi online në të gjitha degët që mbulon FAU në kushtet e jashtëzakonshme të krijuara nga pandemia COVID-19. Procesi mësimor do të vazhojë rregullisht online bazuar në urdhërin Urdherin_104_date_30.04.2020_MAS.
Mbështetur në strukturën e miratuar nga Rektorati në lidhje me situatën COVID-19 ky vit akademik do të mbyllet në dt. 31 tetor 2020.
Mësimi online do të vazhdojë rregullisht deri në mbylljen e aktivitetit mësimor sipas strukturës mësimore të miratuar nga Rektorati në lidhje me situatën e COVID-19 deri në datën 21 qershor 2020.
Referuar pikës 1.a dhe 1.b të Urdhërit_104_date_30.04.2020_MAS, për studentët e të gjitha cikleve të studimit që diplomohen në vitin akademik 2019-2020, koha e rikuperimit të problematikave që mund të jenë hasur gjatë aktivitetit akademik, në lidhje me ndonjë leksion/seminar, apo laboratorët, praktikat, detyrat projektet, etj. do të jetë:
- për studentët e vitit të tretë bachelor, të vitit të pestë Master Shkencor dhe të Masterit Profesional 3 jave, 01.06.2020 – 21.06.2020.
- per studentët e viteve të para dhe viteve të ndermjetme në të gjitha ciklet e studimit, 4 javë, 25.08.2020 – 20.09.2020.
Sezoni i provimeve, sezoni i mbrojtjes së diplomave do të përcaktohen në strukturën e re mësimore, që do të aprovohet nga Rektorati bazuar në Urdhërin_104_date_30.04.2020_MAS, MAS dhe në udhezimet e Ministrisë së Shendetësisë dhe do të vihet në dispozicion të studentëve dhe stafit akademik menjëhere mbas aprovimit.