Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës përfaqëson më së miri eksperiencën e çmuar që ka Universiteti Politeknik i Tiranës në formimin e brezave të profesionistëve më të mirë në vend. Misioni publik i kësaj njësie është një histori suksesi dhe mbështetet në besimin dhe reputacionin e krijuar ndër vite si njësia më e madhe dhe më me eksperiencë në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës.
Me rastin e përvjetorit të krijimit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në Dt. 31.01.2018 u zhvillua një ceremoni festive në të cilën morën pjese pedagogë që kanë kontribuar prej vitesh në FIN dhe FAU si dhe studentë.
Ishin prezent Rektori i UPT Prof. Andrea Maliqari, Prof. Agron Lufi, Prof. Asoc. Hasan Jaho, Dr. Vera Bushati, te cilët kane udhëhequr ne vite shkollën tonë të arkitekturës dhe urbanistikës.
Në këtë ceremoni Dekani Prof. Florian Nepravishta në emër të FAU vlerësoi kontributin në vite të mjaft pedagogëve të shquar ne degën e Arkitekturës dhe te Urbanistikës si:
- Besim Daja
- Enver Faja
- Ilia Papanikolla
- Vasilika Cicko
- Tamara Eftim
- Isuf Sukaj
- Agim Myftiu
- Thoma Thomai
- Miriam Bubsi
- Mehmet Qarri
- Ibrahim Cezmja
- Stefan Hobdari
- Agron Lufi
- Petri Ilo
- Vera Bushati
- Hasan Jaho
- Engjell Dhrami
- Robert Kote
- Lida Vila
- Aleksandër Meksi
- Spiro Bakallbashi
- Vasilika Pistoli
- Vladimir Bregu
- Arben Meksi
- Spartak Bagllamaja
- Pirro Thomo
- Pavllo Luarasi
- Agron Jano
- Jorgaq Kaçani
- Nikolla Verdha
- Shpëtim Leka
- Gëzim Hasko
- Luljeta Bozo
- Niko Lako
- Keti Stase
- Forcim Softa
- Fisnik Kadiu
- Lindita Fida
- Etelka Bejzade
Ceremonia vazhdoi me një kokteil në tarracën e gjelbëruar rishtazi të FAU.